“Antiraketë”, Medvedev-Obamës: Propozime konkrete
Moskë -Presidenti rus, Dmitri Medvedev ka kërkuar nga homologu amerikan Barack Obama “propozime konkrete” për të zgjidhur sa me shpejt mosmarrëveshjet mbi mburojën anti-raketë. Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Kremlinit, të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve. Prej disa vitesh sistemi antiraketë amerikanë që synon të vendoset në ish-republikat sovjetike si në Çeki dhe në Poloni, ka shkaktuar mosmarrëveshje të shumta midis Moskës dhe Uashingtonit.
Rusia ka kundërshtuar ashpër vendosjen e këtij sistemi, në kufi të saj, pasi e shikon si kërcënim që i afrohet tek pragu.
Rusia ka kundërshtuar ashpër vendosjen e këtij sistemi, në kufi të saj, pasi e shikon si kërcënim që i afrohet tek pragu.