Spanjë, kanë nisur sot zgjedhjet në rajonet autonome
Madrid -Gjatë ditës së sotme në Spanjë kanë nisur votimet. Zgjedhjet zhvillohen në zonat autonome të vendeve baske, për rinovimin e Parlamentit dhe qeverive lokale. Megjithëse jo kombëtare, zgjedhje janë test i vërtetë për kryeministrin socialist Jose Luis Zapatero, për shkak të vështirësive të recensionit ekonomik. Analistët parashikojnë se në vendet baske, ku është i pranishëm kërcënimi i terroristeve separatiste të ETA-s, për herë të parë në 30 vjet socialistët mund të përmbysin hegjemoninë e pathyeshme të qendrës së djathtë.