E Diel, 1 Nëntor 2026

Antiterrori në Gjirokastër për hetimin e lajmeve të rreme në rrjetet sociale

Struktura e Antiterrorit nga Tirana mësohet se prej disa ditësh ndodhet në Gjirokastër, në kuadër të verifikimeve për përhapjen e një lajmi të dyshuar të rremë në rrjetet sociale, i cili ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik lokal.

Sipas burimeve, hetimet lidhen me publikime në rrjete sociale të shtetasit Emin Kokalari, ku pretendohej se në Bashkinë e Gjirokastrës kishte raste me një sëmundje infektive dhe se kryebashkiaku Flamur Golemi ishte i prekur. Këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore dhe po verifikohen nga strukturat hetimore.

Raportohet se deri më tani janë marrë në pyetje disa persona, me qëllim identifikimin e burimit fillestar të informacionit dhe mënyrës së përhapjes së tij në rrjet.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çështja po trajtohet me seriozitet të lartë, për shkak të ndikimit që lajmet e pavërteta mund të kenë në krijimin e panikut dhe destabilizimin e klimës sociale.

Ndërkohë, në fokus të hetimeve mbetet edhe nëse përhapja e informacionit ka qenë e koordinuar apo e amplifikuar nga persona të tjerë në rrjetet sociale.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar përfundimtar mbi ecurinë e procedimit, ndërsa hetimet vijojnë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›