E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Antony Blinken takohet me Mahmud Abbasin: Vendbanimet pengojnë paqen izraelito-palestineze

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kritikuar aktivitetin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor duke i cilësuar ato si një pengesë për paqen mes dy vendeve.

Këtë qëndrim Blinken e mbajti pas takimit me udhëheqësin palestinez, Mahmud Abbas në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Ai nënvizoi kundërshtimin e SHBA-ve ndaj një platforme kyçe të qeverisë së re të Izraelit, e cila synon të forcojë vendbanimet.

Vizita e Blinkenit vjen pas tensioneve dhe pas një vale sulmesh vdekjeprurëse dhe një sulmi ushtarak.

Dhjetë palestinezë  dhe të paktën një civil – u vranë në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të enjten në incidentin më vdekjeprurës të këtij lloji kur forcat izraelite kryen një sulm kundër një celule për të cilën autoritete e Izraelit thanë po planifikonte të kryente një sulm të afërt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›