E Diel, 1 Nëntor 2026

Antraksi ‘pushton’ bagëtitë në Gjirokastër e Përmet, përhapet edhe tek njerëzit

Autoritetet lokale të bujqësisë dhe blegtorisë në qarkun e Gjirokastrës kanë identifikuar katër vatra me antraks tek bagëtitë ose siç njihet në gjuhën popullore plasja. Për secilën nga vatrat janë marrë masat e parashikuara me qëllim izolimin e përhapjes së virusit.

Duke qenë se kjo sëmundje mund të përhapet edhe tek njerëzit nëpërmjet mishit ose qumështit, veterineri jep edhe këshillat veçanërisht për blegtorët.

Sipas veterinerëve virusi i antraksit është mjaft rezistent në natyrë dhe mund të mbijetojë deri në 50 vjet, ç’ka bën që zonat ku ka pasur raste të rishfaqet herë pas here.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›