E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohen datat e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2026

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro ka bërë publik kalendarin e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2026.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Kumbaro u bëri thirrje maturantëve që nuk kanë arritur të përmbyllin provimet gjatë sesionit të qershorit, të përgatiten me përkushtim për provimet e vjeshtës.

Sipas kalendarit të publikuar, provimet do të zhvillohen në këto data:

  • 24 gusht 2026 – Gjuhë e Huaj;
  • 27 gusht 2026 – Gjuhë Shqipe dhe Letërsi;
  • 31 gusht 2026 – Matematikë;
  • 3 shtator 2026 – Provim me Zgjedhje.

“Është momenti të përgatiteni me përkushtim dhe të besoni te vetja juaj”, shprehet ministrja Kumbaro në mesazhin e saj drejtuar maturantëve.

Sesioni i dytë i Maturës Shtetërore u jep mundësi maturantëve që nuk kanë kaluar ose nuk kanë zhvilluar provimet në sesionin e parë të përmbushin detyrimet për përfundimin e arsimit të mesëm.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›