E Hënë, 2 Nëntor 2026

Anullimi i konferencës Trump-Zelensky pas bisedës së tensionuar! Reagon Macron, zbulon kush është agresori

Takimi mes Donald trump dhe Volodymir Zelenskyt nuk shkoi aq mirë sa pritej, sa në dund dy presidentët anuluan dhe konferencëne përbahskët për shtyp, pas bisedës së tensionuar që patën ën Zyrën Ovale.

Pas këtij incidenti ka reaguar edhe presidenti i francës, Emmanuel Macron se Rusia ëhstë agresori dhe se Ukraina është viktima.

“Rusia është agresori dhe Ukraina është viktima e agresionit. Ishim të drejtë kur e ndihmuam Ukrainën dhe vendosëm sanksione ndaj Rusisë tre vjet më parë  dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shkruan Macron në rrjetin social “X”.

Shtëpia e Bardhë mohoi raportimet se presidenti Zelensky u largua pas një debati të ashpër me presidentin Trump, duke deklaruar se ishte Trump ai që përzuri Zelenskyn.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi për mediat amerikane se presidenti Trump vendosi t’i japë fund takimit pasi nuk u arrit një konsensus mbi marrëveshjen e propozuar.

Takimi kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do t’i siguronte SHBA-së qasje në mineralet e rralla të Ukrainës, në këmbim të ndihmës ekonomike prej 500 miliardë dollarësh.

Megjithatë presidenti Zelensky refuzoi propozimin, duke deklaruar se “nuk mund ta shesë vendin e tij” dhe se ishte i gatshëm të punonte për një “dokument serioz” vetëm nëse SHBA do të jepte garanci sigurie.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur administrata Trump ka ndryshuar politikën e saj ndaj Ukrainës, duke i dhënë fund izolimit mbi trevjeçar që u nxit nga agresioni i paprovokuar i Rusisë.

Analistët vlerësojnë se dështimi i këtij takimi mund të ndikojë në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë dhe në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›