Anullohet edhe miqesorja Gane-Nigeri

Miqësorja midis Ganës dhe Nigerisë që duhej të luhej mbrëmjen e sotme në Watford, në periferi të Londrës, është anulluar për arsye sigurie.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez i Watford.
Ashtu si në rastin e miqësores Angli-Hollandë, autoritetet kanë menduar se nuk mund të garantoheshin kushtet e nevojshme të sigurisë për zhvillimin e takimit miqësor mes dy skuadrave afrikane.