E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhi ofron 80 milionë euro për Eto`o

Klubi rus Anzhi është i gatshëm që të transferojë sulmuesin e Interit, Samuel Eto`o, për një shumë marramendëse prej 80 milionë eurosh. Këtë gjë e ka bërë të ditur shtypi rus edhe ai italian. E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport raporton se drejtuesit e Anzhit janë në Itali për të biseduar me drejtuesit e Interit rreth transferimit të Eto`o. Anzhi do t′i ofrojë Eto`o tre vite kontratë ku do të përfitonte 20 milionë euro në sezon. Eto`o kohët e fundit ka pasur probleme me trajnerin Gasperini dhe me drejtuesit e klubit zikaltër. Ai i ka kërkuar klubit për një kontratë të re pasi kontrata e tij përfundon në fund të 2012-s. Ylli i Interit, Samuel Eto’o, është duke anuar për një transferim tek Anzhi Makhachkala, për të cilin klubi rus do të harxhonte jo më pak se 80 milionë euro. Gazzetta dello Sport shkruan se zyrtarë të Anzhi-t sot do të qëndrojnë në Itali për biseduar me zyrtarë të Interit, pasi tashmë i kanë ofruar një kontratë trevjeçare sulmuesit, nga e cila ai do të fitojë 20 milionë euro në vit. Eto’o është i impresionuar dhe kërkon edhe një vit shtesë me të njëjtat kushte. Anzhi është i përgatitur t’i paguajë 20 milionë euro Interit, shumë e cila mund të shkojë deri në 30 milionë. Nëse marrëveshja arrihet me shifrat më të larta, Anzhi do të harxhonte deri në 110 milionë euro për të pasur Eto’o në radhët e veta për katër vitet e ardhshme, 30 për Interin dhe 80 për lojtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›