“Anulohen” filmat e gjatë artistik dhe dokumentar
30/04/2009 QKK shpall rezultatet e konkursit për filmin e shkurtër artistik
Skenaristë kosovarë kanë konkurruar me skenarët e tyre në një kategori relativisht të fortë nisur nga emrat, por jo nga cilësia e skenarëve. Me rastin e bërjes publike të rezultateve, mësohet se juria e përbërë nga personalitete të shquara të jetës kulturore ka refuzuar të shpallë fitues ndonjërin nga skenarët e filmave të gjatë artistikë dhe atë dokumentar, ndërkohë që në kategorinë për filmin e shkurtër artistik janë shpallur tre fitues. Skenarët fitues për filmat e shkurtër janë: “Shneta” i regjisorit Arsim Haliti, me skenar të dramaturgut Arian Krasniqi dhe produksion të shtëpisë “MF group”. Skenari i dytë që ka marrë vizën nga juria vlerësuese është ai i Driton Hajredinit dhe Yll Çitakut “Si qeni në rrush” nga kompania “Koperativa”. I treti skenar që gjithashtu ka marrë dritën jeshile për t’u financuar është “E kuqja” me skenar të Gazmend Nelës, i cili njëherit do të bëjë edhe regjinë e tij.
Të tre këta filma do të mbështeten ekskluzivisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës me gjithsej 50 mijë euro. Merret vesh se filmi që do të përfitojë më së shumti nga ky konkurs është “Shneta” me 20 mijë euro, ndërkohë që dy skenarët e tjerë fitues do të mbështeten me nga 15 mijë euro.
Të refuzuarit
Edhe pse QKK (Qendra Kinematografike e Kosovës) nuk ka dalë me ndonjë qëndrim zyrtar rreth shpalljes zyrtare, mësohet se filmat, gjegjësisht skenarët që kanë konkurruar në kategorinë për filmin e gjatë artistik dhe për filmin dokumentar janë refuzuar për shkakun (siç është thënë) të nivelit jo të dëshirueshëm të skenarëve. Ndërkohë skenaristët kanë reaguar në mënyrën e tyre, duke thënë se komisionit mund të mos i pëlqejnë skenarët, por nuk mund të thotë se nuk kanë qenë të mirë, ndërkohë që kanë kontestuar nivelin e ekipit jurisë vlerësuese të skenarëve. Në mesin e skenarëve të cilësuar “jo në nivel të dëshirueshëm”, sipas jurisë vlerësuese është edhe skenari i Isa Qosjes, i cili ka shpreh pakënaqësinë e tij, duke theksuar se ka pasur një konkurrim paraprak në “Sy në sy”, ku, sipas tij, ai skenar është vlerësuar si skenari më i mirë mes 600 skenarëve konkurruese. Sipas regjisorit Qosja, ai skenar është dërguar edhe tek aktorja e madhe Vanesa Redgreyev, e cila, pasi që e ka lexuar, është shprehur e habitur dhe e ka vlerësuar si skenar brilant. Ndërkaq dramaturgu dhe regjisori Ekrem Kryeziu me një dozë revolte është shprehur se “ata që kanë vlerësuar nuk kanë qenë në nivelin e skenarëve”, duke vënë në dyshim aftësinë e komisionit vlerësues të përbërë nga Zejnullah Rrahmani – kryetar, shkrimtari dhe kritiku Eqrem Basha, aktori Çun Lajçi, regjisorët Selami Taraku dhe Agim Selimi si dhe dramaturgu Jeton Neziraj. Nga shumë skenar që kanë konkurruar në konkursin e Qendrës Kinematografike për film të gjatë artistikë në rrethin e ngushtë paraprakisht kanë hyrë vetëm tetë skenarë. Edhe pse QKK-ja nuk ka dhënë ndonjë komunikatë zyrtare, merret vesh se konkursi për film të gjatë dhe dokumentar do të anulohet, por do të shpallet sërish brenda dy muajsh.