OSSH, brenda majit në duart e çekëve
29/04/2009 Plasnek: Ende nuk mund të flitet për rritje të energjisë
Problem, sipas ekspertëve, është niveli i lartë i humbjeve në rrjet
Pas miratimit të kontratës për shitjen e OSSH-së në Parlament brenda pak javësh administrimi i së energjisë do të jetë në duart e ekspertëve nga Çekia. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i blerjeve të grupit CEZ, Tomas Plasnek. Pas kalimit të kontratës nga Kuvendi pritet që 2 javët e para të majit të bëhet nënshkrimi përfundimtar i kontratës me çekët dhe kalimi simbolik i kompanisë në duart e tyre. Përfaqësuesi i kompanisë çeke preferoi të ishte i rezervuar për çështje të tilla si tarifat e energjisë, apo shkurtimi i punonjësve të kompanisë që CEZ po blen. “Sa i takon numrit të punonjësve ende është herët për të folur. Por ne do të bëjmë një organizim të ri të kompanisë. Çdo vendim që do të merret do të diskutohet me punonjësit dhe sindikatat dhe pastaj do t’i bëhet i ditur edhe publikut. Sa i takon tarifave ne nuk mund të flasim për to sa kohë që nuk i kemi të gjithë argumentet në duar, por e garantojmë publikun se do të veprojmë konform vendimeve të Entit Rregullator të Energjisë”, - sqaron Plasnek. Sipas tij, emërtimi i një ekipi drejtues çek në një kompani jashtë Çekisë ndodh për herë të parë në historinë e zgjerimit dhe blerjeve të CEZ- it. “Kemi ngritur një grup ekspertësh çek, nga më të mirët në disa fusha, të cilët do të jenë të aftë ta drejtojnë kompaninë sapo ne të jemi pronarë të saj. Ata, së bashku me stafin shqiptar, do të hartojnë planet e zhvillimit në të ardhmen e afërt e më tej”, - shprehet Plasnek. CEZ është kompania e shtatë në Evropë sa i takon numrit të konsumatorëve dhe e para për normën e fitimit. Shqipëria është vendi me humbjet më të mëdha në rrjetin e energjisë elektrike. Përfaqësues të kompanisë nuk dhanë asnjë shifër konkrete për këtë nivel humbjesh, por theksuan se duhen më shumë se 2 vjet për të bërë një analizë të kësaj shifre, e cila është tepër e vështirë për t’u analizuar. Investitori çek CEZ ofroi për 76 për qind të aksioneve të OSSH-së shumën prej 102 milionë euro. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në kontratën e shitjes janë të parashikuar me hollësi elementët rregullatorë, si detyrimi i kompanisë CEZ për të pakësuar me 17 për qind nivelin e humbjeve brenda një periudhe 5-vjeçare, për të rritur minimalisht arkëtimet me 1 për qind çdo vit, objektiva këto që për t’u realizuar duan të paktën 200 milionë euro investim për sistemin e shpërndarjes.