E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohet festa e 22-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste

RAMA-META-META-RAMATiranë- Anulohet festa e parashikuar me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Ditën e djeshme krerët opozitarë të majtë kishin menduar të organizonin një ceremoni në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, por mesa duket, planet kanë ndryshuar dhe festa nuk do të bëhet.

Nuk dihet për çfarë arsyesh është anuluar ajo që ishte planifikuar për ditën e sotme, ku të pranishëm do të ishin të gjithë themeluesit e PS-së, por jo ish-kryetari Fatos Nano.

Axhenda parashikonte një ceremoni festive në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, ndërkohë që po dje, kreu i opozitës, Edi Rama kishte vendosur mbajtjen e një takimi elektoral në orën 13:00, në qytetin e Bulqizës dhe gjatë ditës ai do të jetë në qarkun e Dibrës.

Mesa duket, është fushata elektorale ajo që ka penguar kremtimin e ditëlindjes së 22-të të Partisë Socialiste. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse do të zgjidhet një moment i dytë, pas fushatës, apo brenda fushatës, për të gjetur kohë fizike për tu mbledhur e për të festuar. Festa e parë kjo që nga 2007-ta që PS-ja feston bashkë me LSI-në krijimin e partisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›