Topi: Rotacion politik dhe elitash. PD-ja drejtohet autokratisht, parti-shtet
Tiranë- Ish-presidenti Bamir Topi, aktualisht kreu i partisë së djathtë Fryma e re Demokratike, FRD është rrëfyer pa doreza në Top-Story; Shqipëria Vendos të gazetarit Sokol Balla mbi fushatën elektorale, progragim partiak dhe pritshmërtë pas 23 qershorit. Topi ju përgjigj pyetjeve të Ballës dhe analistëve të ftuar në studio, Arjan Vasjari, Mark Marku dhe Andrea Stefani.
Sokol Balla Zoti ish-president, mirësevini në studio. Do të donim të nismin bashkëbisedimin me lëndimin e kandidatit tuaj, Mithat Hoxha në Qarkun e Fierit. Lëndimi në atë gjendje që pamë në telekamera ishte incidenti më i rëndë i kësaj fushate. Çfarë mund të na thoni diçka më shumë, ndërsa ka pasur edhe replika mes jush dhe policisë, e cila ka justifikuar mungesën e saj të veprimit me mungesën e denoncimit?
Bamir Topi - Ky është një episod mjaft i rëndë, që nuk ndikohet vetëm nga gjendja e zotit Hoxha, por edhe nga mënyra se si u realizua si akt, një akt i befasishëm, kur ai po kthehej në banesë pas një aktiviteti partiak dhe elektoral. i takon zotit Hoxha që të bëjë interpretimin e duhur, unë nuk intrepetoj situatën, por nga informacionet e marra nga ai dhe familjarët, bëhet fjalë për një situatë të paralajmëruar, ndaj i besoj edhe plotësisht variantit të tij. Dje jam shprehur në emër të tij, që policia ka qenë e lajmëruar për një situatë dhe natyrisht, pas aktit të kryer kur zoti Hoxha u transportua në sitalin e Fierit, një spital shtetëror, edhe sikur të mos kishte dijeni, policia duhet të ishte informuar. Madje sipas familjarëve, policia ka ardhur në mënyrë të vazhdueshme nga larg. Gjendja shëndetësore është në përmirësim, por ai ka një frakturë të bazës së hundës, kockës në sy që do të thotë se dhuna ka qenë ekstreme, pikërisht në limitin kur mund të pësonte një dëmtim të parikuperueshëm apo ti kërcënohej edhe vetë jeta.
Sokol Balla Ju keni fajësuar motivet politike si shkaktaret e kësaj ngjarje të rëndë. Jeni i sigurt për këtë?
Bamir Topi - i gjithë konteksti është politik, këtë e dëshmojnë edhe vetë familjarët apo aktiviteti i Hoxhës në një zonë problematike si ajo e Fierit, zonë që ka shfaqur një lloj polarizimi e madje është një qark që sipas të dhënave tona, të dhëna që jemi me të vërtetë të kujdesshëm, FRD ka sot një mandat të siguruar në bazë të mbështetjes sonë, por duhet të vijë 23 qershori që ta certifikojë pasi sondazhet nuk janë përfundimtare.
Sokol Balla Përse sipas jush, politikisht situata është kaq e ndezur në Qarkun e Fierit?
Bamir Topi - Kjo meriton një analizë shumë profesionale, pasi edhe protagonizmi i politikës në Fier ka qenë i shprehur. Nëse politika do ta sjellë situatën në normalitet, ju siguroj që edhe njerëzit nuk do të kenë më arsyet e tyre që të jenë problematikë mes tyre. Pamë situatën e krijuar në zgjedhjet lokale, ashtu si në zgjedhjet e përgjithshme politike e pak më tej, edhe në vitin 1996 në Libofshë, gjithmonë ka pasur probleme të kësaj natyre dhe unë gjithmonë akuzoj politikën për krijimin e kësaj situate, pasi nuk shoh ndonjë faktor tjetër ekstrapolitik për këto fenomene.
Sokol Balla Duke marrë të mirëqënë se arsyet e këtij sulmi janë politike, atëherë sipas jush, arsyeja është intimidimi i strukturave tuaja partiake? Si e kanë pritur bashkëpunëtorët tuaj në terren këtë ngjarje?
Bamir Topi - Natyrisht që kanë qenë të dëshpëruar për faktin e ndodhur, më shumë janë intertesuar për shëndetin e Hoxhës dhe nuk kanë parë ndonjë intimidim për të mos vazhduar aktivitetin e tyre normal politik. Mendoj se njerëzit kanë demonstruar një karakter politik të qartë e nuk kanë qenë të frikësuar nga pesha e pushtetit, edhe pse pavarësisht presioneve të politikës kanë qenë prezente, njerëzit janë angazhuar. Janë njerëz jashtëzakonisht prezentë dhe me karakter të fortë për të përballuar ngjarjen.
Mark Marku Duke ndërhyrë mbi çështjen e këtij incidenti, tashmë ish-deputeti Marku Marku, në cilësinë e analistit tha: Edhe nëse nuk është një rast politik, më duket rast i rëndë pasi ai është kandadat dhe në një fushatë kur masakrohet një kandidat, është në çdo rast e rëndë. Policia duhet të ketë një strategji që të garantojë lirinë e lëvizjes së kandidatëve. Unë nuk mund të them që ka qenë apo jo politike, por mundet që në fushatë për arsye jopolitike, një kandiat mund të goditet dhe është shumë e rëndësishem që kandidati ta zhvillojë veprimtarinë e tij brenda kushteve normale. Arsyet e vërteta të këtij sulmi mund ti zbulojmë vetëm kur të kapen fajtorët. E dyta, policia duhet të jetë më reaguese sepse mendoj që është një mesazh shumë i keq pamja e atij kandidati të dëmtuar. Një mesazh i keq ndërsa fushata futet në fazë finale dhe mund të acarohet e të ketë akte më të shëmtuara e të dhunshme, ndaj duhet të reagohet shpejt.
Andrea Stefani Në ndërhyrjen e tij mbi temën e dhunimit të kandidadit të FRD-së në Qarkun e Fierit, Stefani theksoi se edhe një herë, edhe kjo çështje vjen si rrjedhojë e mosfunksionimit të shumë institucioneve shtetërore si të pavarura. Riktheksoj këtë gjë, pavarësinë e institucioneve të shtetit. Edhe në të folurën e përditshme, edhe në sjelljen e përditshme, ka edhe politikanë që ngatërrojnë qeverinë me shtetin. Shteti është shumë më i madh se qeveria, që është e përkohshme, por janë edhe disa institucione që kanë një pavarësi me ligj për të zbatuar kushteturën edhe ligjin. Drejtues të policisë shndërrohen në shërbëtorë të bindur të qeverisë pasi kështu emërohen në punë, duke u afruar me politikën e ky është anormaliteti që Shqipëria duhet ti japë fund, pasi një drejtues policie duhet të dijë që ka si detyrë të garantojë kushtet për veprimtari politike të të gjithë shtetasve, opozitës e pushtetit në mënyrë të barabartë e të paanshme.
Bamir Topi Duke rimarrë fjalën, Topi shtoi: Ju kujtoj që në Qarkun e Fierit, deputeti Xhindi humbi jetën në rrethana tërësisht të mistershme e sot e kësaj dite nuk ka asnjë të dhënë apo zbardhje e asaj situate. Duket si një çështje e lënë në harrese, e përderisa ekziston një precedent historik në atë vend, duhet të tregohej një kujdes shtesë. Këto ngjarje, jam treguar i kujdesshëm për të mos e lidhur me asnjë parti politike. Nuk kemi asnjë të drejtë të futemi në akuza që e ka bërë filani apo jo, por ajo që kërkojmë sot është që çdo parti politike të distancohet e të bashkohet kundër dhunës.
Sokol Balla Ndonëse ju jeni treguar i kujdesshëm për të mos fajësuar direkt asnjë prej forcave politike, duket se rivaliteti juaj më i ashpër është me Partinë Demokratike e ndonjëherë, lufta brenda llojit është më e ashpra.
Bamir Topi - Nuk duhet ta kufizojmë me këtë lloj interpretimi. Ne jemi faktor edhe në Fier, por nuk mund të kufizojmë betejën me një parti apo një tjetër. Ne kemi objektivat tona dhe që në fillim jemi krijuar si parti opozitare, por duke qenë si parti e qendrës së djathtës, jemi futur me parime të forta reformatore e kjo është arsyeja se edhe pse natyrisht jemi për një rotacion politik, e ky vend ka nevojë për këtë. E përtej rotacionit duhet edhe një rotacion elitash në vazhdimësi të gjeneratave të reja.
Bamir Topi kishte ndërtuar një raport konstruktiv në marrëdhënien brenda partisë me liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Por kur Bamir Topi u zgjodh president në vitin 2007, pakkush besoi se kjo marrëdhënie do të zgjaste, por as që do të krisej vetëm një vit më vonë.
Megjithëse shkarkoi Theodhori Sollakun, një vendim që paraardhësi i tij, Moisiu se kishte bërë, Topi do të përplasjes vetëm një vit nga marrja e detyrës me Sali Berishën. Përplasja e parë ishte ndryshimi i Kushtëtutës sipas propozimeve të Edi Ramës, për të pasura më vonë me hetimet për Gërdecin dhe ca