E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohet mbledhja e Keshillit Bashkiak

Kreu i këshilltarëve të majtë në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, Aldrin Dalipi denoncoi atë që ai e quajti anulim pa asnjë shkak e pa asnjë njoftim zyrtar të mbledhjes së këtij institucioni, e parashikuar për sot.

Zoti Dalipi tha se mediat po pengohen të hyjnë në sallën e mbledhjes së këshillit nga ana e Bashkisë së Tiranës. Pengohen gjithashtu, tha ai, edhe këshilltarët e majtë të komunikojnë me mediat nga salla.

Kreu i këshilltarëve socialistë akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për anulimin e mbledhjes së Këshillit. Sipas tij, Basha nuk ka shumicën në këtë institucion ndaj vendosi të anulojë mbledhjet e tij.

Këshillit pritej të diskutonte mbi investimet dhe planet e Bashkisë në këtë sezon të ri të punimeve, pas përfundimit të pushimeve verore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›