Anulohet miqësorja Angli – Holandë

Ndeshja miqësore ndërmjet Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Holandës, e parashikuar të zhvillohej nesër në Wembely, është anuluar.
Vendimin e ka marrë Federata Angeleze e Futbollit (FA), pas trazirave të dhunshme në kryeqytet.
Ndeshja është anuluar për shkaqe sigurie, pasi trazirat i janë afruar edhe zonës ku gjendet stadiumi Wembley.
Ndeshja pritej të ishte një test i rëndësishëm për disa futbollistë të rinj të Anglisë, dhe shans për Wesley Sneijder të shkojë në Angli e të mbetet aty.