E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi zëvendëson Sneijder me Hernanes

Interi synon mesfushorin e Lazio-s, Hernanes, si zëvendësim të drejtpërdrejtë për Wesley Sneijder. Sneijder pritet të transferohet në Angli këtë verë, me Manchester United dhe Manchester City që luftojnë për të marrë shërbimet e tij.

Media italiane shkruan se Interi tash është duke kërkuar të gjejë një zëvendësim dhe tashmë ka hapur negociatat me Genoan për Juraj Kucka.
 

Megjithatë, Hernanes po ashtu është duke u menduar nga Interi pas sezonit të tij të jashtëzakonshëm në Evropë. Ish-mesfushori i Sao Paulo pritet të shkëlqejë edhe më shumë në sezonin e ri dhe Interi mendon se ai do të ishte një pasues ideal për Sneijder.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›