Anxhela në Dubai

Derisa bashkë-atdhetarët e saj e kanë filluar vitin 2013 me temperatura të ftohta, Anxhela Martini po shijon plazhet dhe diellin në Dubai.
Modelja e njohur shqiptare, nëpërmjet rrjeteve sociale ka publikuar fotografi nga pushimet e fillimvitit.
Së fundmi, Martini u shfaq në faqet e shtypit rozë, lidhur me jetën e saj private.
Ishte vëllau i saj Blerti Ceprati, ai i cili tregoi për disa propozime të veçanta për martesë që ka marrë Anxhela:
“Për propozime të veçanta, do të veçoja faktin që mbi tri familje mbretërore në botë janë munduar të krijojnë kontakt me të apo familjen tonë, por që motra i ka refuzuar. Nuk mund t’i përmend emrat e familjeve mbretërore për të respektuar seriozitetin e tyre dhe konfidencialitetin që na kanë kërkuar. Për sa i përket arsyes së refuzimit, e ka bërë sepse motra ime në dashuri ndjek gjithmonë zemrën e saj, dhe ajo do shkonte aty ku respekti dhe dashuria do të ekzistonte.”/Indeksonline/