E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erleta uron ''yjet''

Moderatorja televizive Erleta Hoti, e cila vitin 2013 e priti si nënë, ka bërë një urim pikant për disa nga personazhet tona televizive.

“Ju uroj një vit të mbarë, me suksese dhe pa intervenime familjare e politike në punët, me të cilat nuk keni as përvoje fillestare!
E poashtu, "yjeve" të ekraneve tona televizive ju uroj që mos të harrojnë galaktikën nga e kanë prejardhjen. Përndryshe, në çdo galaktikë tjetër që aterojnë, vërehet se po e humbin veten dhe e kanë të vështirë të kthehen aty nga e kanë prejardhjen dhe origjinalitetin! Thjeshtë si "Mërgimtari pa vendlindje",” ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Pasi një kohë kishte vendosur t’i përkushtohej vogëlushes së saj Nia, Erleta i është kthyer ekranit me programin festiv në Radio Televizionin e Kosovës. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›