Apartamente, dyqane dhe makina luksoze: GJKKO konfiskon pronat e kunatit të Ervis Martinajt

Me vendimi të Gjykatës së Posaçme është vendosur konfiskimi i pasurive te Arben Kaçorrit, kunati i Ervis Martinajt.
Në pronat që konfiskohen përfshihen apartamente e vila në Tiranë, Lezhë dhe Rrëshen si dhe disa makina të Kaçorrit e familjarëve të tij.
Arben Kaçorri rezulton i dënuar në Itali për vrasje. Më 19 shkurt 2020 operacioni Forca e Ligjit i dërgoi me shkrim kërkesën për të bërë vetëdeklarim të pasurive dy vëllezërve Arben dhe Valentino Kaçorri nga Tirana, si dhe për Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur prej 9 gushtit te vitit te kaluar./vizionplus.tv/