E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apartamentet harta e cmimeve per rivleresimin e prones


Rivlerësimi i pronës së paluajtshme është një proces që lidhet me amnistinë fiskale, e kërkuar nga Shoqata e Ndërtuesve dhe që u jep mundësi individëve të paguajnë një taksë 10 herë më të vogël se normalja, 10 për qind.

Realizimi i vlerësimit të pronës dhe nxjerrja e diferencës së çmimit të blerjes me shitjen nuk mund të arrihet në rast se individi nuk njeh vlerën e metrit katror të apartamentit apo objektit.

Zyra e Regjistrimit të Pronës së Paluajtshme disponon një hartë të çmimeve referencë për apartamentet në rang vendi, të ndara sipas zonave.

Harta hartohet nga Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë dhe rishikohet çdo vit, duke qenë se vlera e objektit ndryshon në varësi të kushteve të ndryshme.

Kështu, në disa zona të Tiranës, vlera e metrit katror ka ndryshuar, ku në disa rajone është rritur, apo në disa të tjera është ulur, sikurse në zona të caktuara nuk ka pasur fare ndryshim.

Zona më e shtrenjtë vijon të mbetet ish-Blloku, ku çmimi referencë është 175 mijë lekë metri katror dhe më pas renditet Piramida apo zona përreth Radio Televizionit Publik (aty ku jeton kryeministri), me 170 mijë lekë për metër katror. Kjo zonë ka pësuar rritje të çmimit me 6.7 për qind, kurse te ish-Blloku ka mbetur i pandryshuar.

Nuk mbetet pas zona e “Myslym Shyrit” apo Rruga e Kavajës, ku vlera e apartamentit është 140 mijë lekë për metër katror, me rritje 7.7 për qind, krahasuar me vlerat e deklaruara nga dy ministritë në vitin 2008.

Porcelani dhe Unaza e Re janë zonat më të lira, ku çmimi i apartamenteve duhet të kushtojë respektivisht 60 dhe 61 mijë lekë për metër katror.

Këto çmime reference janë vendosur nga tatimet për efekt të llogaritjes së taksave, por njëkohësisht shërben për nxjerrjen e detyrimit që paguan individi në momentin e shitjes së pronës dhe regjistrimit të saj në Hipotekë.

Për apartamentet që janë privatizuar në fillim të viteve ‘90 apo për ato që janë blerë herët, kjo pagesë do të rezultonte shumë e lartë.

Për rrjedhojë, kjo taksë e favorizon shumë më tepër këtë kategori apartamentesh, ku nga 500 apo 600 mijë lekë taksë që paguanin më parë, do të paguajnë 10 herë më pak.

Çmimet e apartamenteve bazohen te lista referencë për metër katror, nga e cila del edhe detyrimi i ri për të paguar.

Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme dhe të regjistruar në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, kanë të drejtë që brenda datës 31 dhjetor 2011, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut.

Në kategorinë e pasurisë së paluajtshme përfshihen toka dhe ndërtesa. Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është si më poshtë.

Me marrjen e formularit të aplikimit nga ZVRPP-ja, aplikuesi paguan në bankë, për llogari të Thesarit të shtetit, tatimin 1% dhe ia bashkëlidh formularit të aplikimit.

Me marrjen e mandatpagesës së tatimit nga aplikuesi, ZVRPP-ja bën ndryshimet përkatëse në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

Data e rivlerësimit të pasurisë është data e pagimit të tatimit të rivlerësimit të pasurisë. Në rast se individi ka në pronësi më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe do të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, procedura e rivlerësimit është individuale për secilën pasuri.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Konkurrenca: Problem përdorimi i kasave
Një hetim i Autoritetit të Konkurrencës ka bërë të mundur evidentimin e shumë rasteve nga biznesi që nuk përdor kasën fiskale. Banorët e Tiranës, të ardhur nga rrethet
Dhjetë vjet kohë janë të nevojshme për t’u bërë pjesë e karakteristikave shoqërore dhe ekonomike të kastës së “tiranasve të vjetër”, sipas një studimi të kryer nga Instituti AGENDA me financim të fondacionit “Friedrich Ebert”. Rreziku i rritjes së kursimeve
Ekonomia shqiptare ndodhet prej dy vitesh në një situatë të pazakontë, ku nga njëra anë qytetarët kanë ulur konsumin duke rritur kursimet dhe nga ana tjetër këto para bankat nuk po i kanalizojnë në kredi. Sherefedin shehu shpjegon arsyet e këtij ngërci Pritet ulja e interesave
Banka e Shqipërisë pritet të ulë të enjten normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje duke e cuar kështu sërish në nivelin e ulët historik prej 5 për qind. HEC-et me koncesion, Berisha: Masa për moszbatim të kontratës
Kryeministri Sali Berisha ka pranuar për herë të parë se projekti për ndërtimin e rreth 220 hidrocentraleve në vend, për të cilat është dhënë leja koncesionare, nuk po ecën me ritmet e duhura.

Lajmet kryesore

DASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri
Kosova diskutohet edhe në Këshillin e Sigurimit
Konkurrenca: Problem përdorimi i kasave
Banorët e Tiranës, të ardhur nga rrethet
Vrasjet e rënda, pa autor!
KE: Shqipëria njësoj si Bosnja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›