Apathurai: Brukseli pro ngrirjes me FSK-në

Tiranë, 8 mars, NOA Vendimi i komandantit të KFOR-it për pezullimin e raporteve me Forcën e Sigurisë së Kosovës ka qenë plotësisht i bazuar, pasi veprime të tilla si të FSK-së dërgojnë sinjale të gabuara. Kështu e ka komentuar ngrirjen e raporteve mes FSK-së dhe KFOR-it, zëdhënësi i Aleancës së Atlantikut, Xhejms Apathurai. Ai ka deklaruar se KFOR-i ka marrë mbështetjen e diplomatëve të NATO-s në Bruksel lidhur me mosmarrëveshjen e fundit me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Nga ana e tyre, edhe diplomatë të Aleancës e
kanë cilësuar të gabuar parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës
me armë dhe me flamur të NATO-s në manifestimin Epopeja e UÇK-së.
Sipas tyre, FSK nuk duhet të shihet si ushtri, pasi ajo është menduar si forcë
civile e sigurisë, me përbërje shumëetnike dhe e trajnuar nga vendet anëtare të
NATO-s.
n.e/NOA