Kriza, Papandreu nesër me Obamën

Uashington, 8 mars, NOA Kriza financiare që ka shpërthyer në Greqi, duket se e ka nisur kryeministrin grek Jorgos Papandreu drejt Shtëpisë së Bardhë, ku pritet të zhvillojë një takim ditën e nesërme me presidentin amerikan, Barak Obama. Bëhet me dijeni se pikërisht, çështja e ekonomisë do të jetë në qendër të takimit mes dy personaliteteve të larta. Lajmin e ka bërë të ditur për gazetarët zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, përmes një bisede telefonike të zhvilluar nga bordi i Air Force One.
Vizita e Papandreut në SHBA zhvillohet pak ditë pasi ai ka shkuar në Berlin për tu takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, së cilës i ka kërkuar ndihmë për vendin e tij që ndodhet në krizë të thellë ekonomike.
n.e/NOA