E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apel i Krimeve te Renda bllokohet gjykimi i Aldo Bares

style=positionrelativez-index2>

Sonila Mesareja

Gjyqi i Aldo Bares i njohur ndryshe si Alfred Shkurti eshte bllokuar dhe nuk po shqyrtohet prej disa javesh ne Gjykaten e Apelit te Krimeve te Renda. Shkak eshte bere mungesa e gjyqtareve qe duhet ta shqyrtojne si dosje pasi trupa gjyqesore qe perben Gjykaten e Apelit eshte konsumuar e tera nga seancat e masave apo kerkesa te tjera te shqyrtuara per dosjen e Aldo Bares i njohur si kreu i Bandes se Lushnjes. Per kete arsye kreu i kesaj gjykate i eshte drejtuar KLD-se per ndihme me qellim delegim te gjyqtareve nga gjykata te tjera per ta gjykuar kete dosje voluminoze. Per momentin dhe derisa te zgjidhet ky ngerc nga Keshilli dosja vazhdon te qendroje ne sekretarine e gjykates ne pritje te delegimeve te peseshes gjykuese dhe me pas hedhjes se shortit per te percaktuar drejtuesin e seances. Ne te njejten situate eshte ndodhur Apeli i Krimeve te Renda edhe kur mberriti per gjykim dosja e Bandes se Lushnjes nga e cila ceshtja per Aldo Baren eshte ndare dhe ky i fundit u gjykua vecmas pasi ndodhej ne burgjet turke. Ka qene KLD serish qe e zgjidhi si situate duke deleguar gjyqtare nga Gjykata e Apelit Shkoder qe do ta gjykojne ne vijimesi. Aktualisht kjo dosje ndodhet ne fazen e njoftimit te te pandehurve perkatesisht ne ate te te pandehurit te gjykuar ne mungese Agur Muzaka. Gjykata e shpalli fajtor dhe denoi me nje burgim perjete dhe 146 vite burg kreun e Bandes se Lushnjes Aldo Bare i njohur ndryshe edhe si Alfred Shkurti i akuzuar per 11 vepra penale nga organi i akuzes. Gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe pjesa tjeter e trupit gjykues e denoi ate vetem me nje burgim perjete ku nga provat rezultoi te kete qene vete ekzekutori ndersa per 10 episodet dhe akuzat e tjera u denua me 146 vite burg. Per te faktuar 11 akuzat ndaj shefit te bandes ne gjykate u paraqiten per te deshmuar rreth 60 deshmitare qe nga Gramoz Selmani dhe deri te punetoret e Lagunes se Karavastase. Procesi eshte karakterizuar nga reagime te ashpra shpeshhere edhe fyese nga i pandehuri kundrejt personave te tjere.

Somario

Kreu i kesaj gjykate i eshte drejtuar KLD-se per ndihme me qellim delegim te gjyqtareve nga gjykata te tjera per ta gjykuar kete dosje voluminoze

Akuzat

Aldo Bare alias Alfred Shkurti dhe masat e denimit per cdo vrasje

Vrasje me paramendim te shtetasit Genci Kashari jo ne kuader te organizates kriminale 23 vjet burg

Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative jo ne kuader te organizates kriminale te Artur Dajes 23 vjet burg

Vrasje me paramendim ne kuader te organizates kriminale te shtetasit Xhevat Demiri burg i perjetshem

Vrasje me paramendim e shtetasit Nimet Zeneli 25 vjet burg

Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative e shtetasit Masar Aliu 25 vjet

Vrasje me paramendim ne kuader te organizates kriminale e shtetasit Masar Aliu 25 vjet

Vrasje me paramendim te ngelur ne tentative ndaj shtetasit Gramoz Selmani 25 vjet

Mbajtje pa leje te armeve luftarake 5 vjet

Shkaterrim i prones me zjarr te baneses se shtetasit Shkelqim Haxhiu 10 vjet

Kryerje te veprave penale nga organizata kriminale parashikuar nga nenet 333 dhe 334 te Kodit Penal 8 vjet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›