E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshmia ne gjyq Alket Rizai jo autor i vrasjes se dyfishte ne Peristeri

style=positionrelativez-index2>

Athine

I etiketuar dhe denuar si vrases dhe i njohur per dy arratite e tij me te bujshme nga burgu i Koridhalosit ne Greqi duket se nje deshmi e dhene ne gjyqin ndaj Alket Rizait pritet te sjelle ndryshimin e rrjedhes se ketij procesi. Ka qene personi qe denoncoi vrasjen e dyfishte per te cilen u akuzua dhe denua Alket Rizai e cila nuk e ka identifikuar ate si vrasesin e krimit te dyfishte te ndodhur ne lagjen Peristeri ne Athine ne vitin 2006 por ka deklaruar se ka qene nje burre rreth 46 vjec dhe qe ka qelluar me doren e majte. Madje ne deshmine e saj gruaja denoncuese e krimit te dyfishte ka shkuar me tej kur ka deklaruar para gjykates se eshte detyruar nga policia greke qe deshmonte se ishte shqiptari Alket Rizai autor i krimit per te cilin ai eshte denuar me dy here burgim te perjetshem ne gjykaten e shkalles se pare. Sipas deshmitares ne fjale ajo jo vetem qe nuk ka njohur tek i akuzuari ne sallen e gjyqit personin qe ka kryer vrasjen ne lagjen Peristeri te Athines por per me teper ka deklaruar se ka pasur presion nga policia greke per te deshmuar se ka qene Alket Rizai autori i ketij krimi. Nje fakt i tille i cili sjell nje permbysje te procesit me deshmine e personit qe e ka denoncuar ngjarjen e ben te ditur gazeta greke To Thema sipas se ciles deshmitarja mohon qe Rizai eshte vrasesi duke shpjeguar se autori i krimit ishte mbi 46 vjec dhe per me teper ka qelluar me doren e majte ndersa Rizai perdor doren e djathte dhe ne vitin 2006 ishte vetem 32 vjec. Ky zhvillim i ri ne gjyqin ndaj shqiptarit me te perfolur ne Greqi qe eshte karakterizuar nga mediat greke edhe si nje nga personazhet kyce te botes se krimit rrezon ne nje shkalle te madhe shume prej miteve te krijuar ndaj tij midis tyre edhe ate te shefit te kontratave te ekzekutimit me vdekje. Avokatet e tij shprehen tashme se akuzat per kete vrasje rrezohen plotesisht dhe se shpresojne se ne seancen e radhes ne 31 maj gjykatesit do te ndryshojne denimet e gjyqit te shkalles se pare te cilat jane marre edhe te ndikuara nga dy arratisjet kinematografike me helikopter nga burgu i Koridhalosit. Per nje prej ketyre arratisjeve spektakolare Rizai eshte denuar me 28 vjet heqje lirie ndersa akuzohet edhe per nje vrasje te nje shtetasi grek ne vitin 2003 per te cilen Alki ashtu sic e therrasin tashme ne rrethin e tij nuk ka pranuar asnjehere fajesine.

Arratite

Per te dyten here brenda 32 muajve ndodhi arratia e dyte e Alket Rizait. Me te njejten menyre te njejtat mjete dhe te njejtin skenar si ne 5 qershorin e vitit 2006. Alket Rizai dhe miku i tij grek Vasilis Paleokostas tashme jane shnderruar per autoritetet greke ne makthin me te madh ndersa per mediat e vendit fqinj dhe opinionin publik ne protagonistet e vetem te nje rasti unik. Ka qene mes i shkurtit te vitit 2009 kur u vu ne zbatim plani per arratine e dyte dhe nentor kur ndodhi arrestimi ne nje fshat prane Athines ne nje banese te marre me qira nga e dashura e tij. Nje arratisje spektakolare nga Koridhalosi nje prej burgjeve te sigurise se larte te shtetit helen. Helikopteri mberriti pak para ores 3 ne qender te burgut me te madh te Greqise Koridhalos. Nje shkalle litari u hodh mes zhurmes se krijuar dhe habise se rojeve dhe dy te burgosur qe duhet te ishin ne dhomat e izolimit u ngjiten menjehere per te lene burgun nen bresherine e automatikeve te rojeve greke duke perseritur skenarin e dy viteve me pare. I burgosuri shqiptar Alket Rizai dhe bashkepunetori i tij Vasilis Paleokostas jane arratisur nga burgu qe konsiderohet nder me te sigurtit ne Greqi per te dyten here ne te njejten menyre. Arratisje hollivudiane e ka cilesuar ne ate kohe e perditshmja greke Kathimerini nderkohe qe ministri i Drejtesise ne vendin fqinj tha se nuk do te toleronte nje ofendim te tille.

Somario

Deshmitarja mohon qe Rizai eshte vrasesi duke shpjeguar se autori i krimit ishte mbi 46 vjec dhe per me teper ka qelluar me doren e majte ndersa Rizai perdor doren e djathte dhe ne vitin 2006 ishte vetem 32 vjec

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›