E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO, pas afro 58 ditësh përplasje

Afro 58 ditë pas nisjes së bojkotit të avokatëve për shkak të mosmarrëveshjeve me Gjykatën e Posaçme (GJKKO) lidhur me rregulloren e sigurisë, Apeli Administrativ ka vendosur të pezullojë vendimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë për bojkotin e përgjithshëm.

Vendimi përfshin edhe seancat për masat e sigurisë dhe gjykimet në themel në Gjykatën e Posaçme.

Një ditë më parë, negociatat mes përfaqësuesve të avokatëve dhe GJKKO-së nën kujdesin e KLGJ, për t’i dhënë fund bojkotit dështuan. Takimi i dytë mes palëve u mbyll pa rezultat, duke lënë të pazgjidhur mosmarrëveshjen për zhvillimin e seancave gjyqësore.

Ndërkohë, për nesër pritet që avokatët të mbledhin Këshillin Drejtues për të diskutuar vijimin e situatës dhe masat që do të ndërmarrin pas vendimit të Apelit Administrativ.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›