E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli Detyrim paraqitje per Armando Kasajn

Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për specialistin e IT-së në kryeministri, Armando Kasaj.

Në përfundim të seancës, avokati mbrojtës ka bërë me dije se klienti nuk ka kryer asnjë veper penale, duke shtuar se edhe vendimi i Apelit nuk është i drejtë.

“Kasaj nuk ka bërë asnjë veprim të kundraligjshëm. Në të ardhmen do të sqarohet pozicioni i tij që realisht edhe me vendimin e Apelit është shkelje ligjore”, tha avokati.

Ndrea Prendi mbetet në shtëpi

Prokuroria e humbi betejën e saj edhe në Hetimet e 21 janaritNdrea Prendi mbetet në shtëpi 21 janari, ish-drejtuesit: SHKB sajoi provat Agim Llupo, dy herë në gjykatë Gjykatën e Apelit për të dërguar në qeli ish-komandantin e Gardës së Republikës, gjeneralin Ndrea Prendi, në cilësinë e personit nën hetim për vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim.

Gjyqtaret Artan Broci, Gjin Gjoni dhe Edmond Gogaj rrezuan me 8 shkurt kerkesen e prokurorit Nezir Gjoka, per te ndryshuar masen e sigurimit personal ndaj tij, nga 'arrest shtepie' ne 'arrest me burg'.

Prokurori tha se sipas raport-egzaminimit te kryer nga laboratori i Byrose Federale te Hetimit, arma qe i ka marre jeten demonstruesit Faik Myrtaj eshte arma me numer P52796Z, pistoleta qe ka disponuar personi nen hetim Ndrea Prendi. Por ndersa pritej qe Prokuroria te depozitonte ne gjykate karten e saj, nje dokument qe verteton se kur kjo arme ka dale nga Garda mban firmen ne regjistrin 'model 34', te Ndrea Prendit, organi i akuzes nuk e paraqiti. Burimet thane se ky dokument do te paraqitet ne shkallet e tjera te gjyqesorit, per shkak te nje kerkese qe do te behet serisht ne Shkallen e Pare per rivleresimin e mases sic e kerkon edhe Kodi i Procedures Penale.

Gjyqtari Gjin Gjoni nuk e pyeti prokurorin se ku ishte flete-dalja aq e permendur edhe ne Shkallen e Pare, por pyeti avokatin e Ndrea Prendit, i cili u pergjigj menjehere se per kete gje duhet te pyetet organi i hetimit. Gjithe seanca ndaj Ndrea Prendit u zhvillua me shume si nje debat juridik per ligjet qe sanksionojne perdorimin e  armeve nga Garda, ku nga njera ane prokurori kembengulte se perdorimi i armeve eshte kryer ne kundershtim me ligjin numer 8290 dhe nga ana tjeter avokati Genc Gjokutaj qe theksoi se armet perdoren kur ka sulm dhe ate dite ka patur sulm. "Madje, - tha Gjokutaj, - edhe Ndrea Prendi eshte sulmuar diten e demonstrates", por nuk permendi konkretisht nese behet fjale per frakturat ne sy me te cilat gjenerali u shfaq pas 21 janarit.

Gjyqtari Edmond Goga nderhyri duke i kerkuar avokatit ta shpjegonte se per cfare sulmi behej fjale duke i thene: "Cfare sulmi, zgjeroje termin, e sulmuan kryeministrine me grushta?”. Nderkohe per ish-shoferin e Ndrea Prendit gjykata ndryshoi vendimin e Shkalles se Pare duke e lene Margarit Kumen nga 'arrest shtepie', me masen 'detyrim paraqitje' cdo te hene.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›