E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize 48 familje mbesin pa ushqim

Shtabi i Emergjences në rrethin e Bulqizës ka listuar të paktën 48 familje që janë në nevojë ekstreme për ushqime pasi dimri i ka gjetur të papërgatitur.

Nderkohe ne te njejten situate jane edhe njesite tregtare te zones, te cilat nuk mund te furnizohen per shkak te mungeses se komunikimit. Shtabi i Emergjences ka kerkuar nje mjet bore-pastruese per rruget, pasi era e forte dhe reshjet e medha i kane bllokuar.

Nje situate e veshtire eshte edhe per 12 familje, ku per shkak te pozicionit gjeografik banesat rrezikojne te shemben nga rreshkitja e tokes dhe banoret duhet te evakuohen. Situata ngelet Moti i keqSërish rrugë të bllokuara e probleme nga bora Ngrijnë rrugët e gazit drejt ShqipërisëBalla: Situatë dramatike në Steblevë shume problematike edhe ne komunat e tjera te rrethit te Bulqizes, ku shume fshatra te komunave mbeten te bllokuar.

Dimri i papërballueshëm prej varfërisë 

Familja e Muharrem Duricit, banon ne Fushe-Bulqize, nje nga zonat me te varfra ne Shqiperi edhe pse nuk eshte aspak larg minierave te kromit.

Dimri i ketij viti e ka çuar ne ekstrem varferine e kesaj familje te varfer ku edhe buka po mbaron. E zonja e shtepise tregon thesin e miellit qe po perfundon, nderkohe lista e ushqimeve te marra veresie kesaj familje i eshte bere shume e gjate.

Kryefamiljari, Muharrem Durici e ka te pamundur te ndihmoje familjen e tij per shkak se eshte i paralizuar.
Vajza e madhe e ciftit Durici tregon se edhe shtepia e tyre eshte duke u shembur komplet, ndersa i ftohti i dimrit po behet i padurueshem.

Ne Bulqize dhe zonat perreth ka shume familje si kjo. Varferia dhe dimri e ka bere pothuajse te pamundur jetesen dhe ata rrine me syte nga qielli, kur moti te ngrohet dhe akulli e bora te largohen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›