E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli: Tërhiqeni parkun nga lista e gjatë kriminale e privatizimeve

Shalsi: Ne do ta mbrojmë këtë park me trupat tanë. Kthehet në modë praktika e dikurshme e Berishës, me premtime pafund për anulim vendimesh, ligjesh e projektesh të qeverisë

Tiranë, 23 Korrik 2010 NOA Që Sali Berisha dhe pushteti i ngritur prej tij me duart e pista të Lulzim Bashës, Dritan Priftit, Arben Imamit e kompani, tjetër thonë e komplet tjetër gjë bëjnë, dihet me kohë. Por, kjo që po ndodh këtu, në këtë pjesë të kryeqytetit që njihet si Fusha e Aviacionit dhe ku Bashkia e Tiranës po ndërton parkun e dytë më të madh të kryeqytetit, është një grabitje tronditëse që shokon cdo njeri normal.

Kështu deklaroi deputeti Eduard Shalsi, ish nënkryetar i Bashkisë së Tiranës në një dalje për mediat pasdreken e sotme.

Shalsi vlerësoi se kjo fushë, ku vetë Lul Basha e Arben Imami me Sali Berishën në krah e me një projekt fantazëm në shpinë kanë premtuar të bëjnë lulishte gjatë fushatës, është nxjerrë në shitje nga Imami dhe Prifti, si të ishte pronë e ushtrisë. Sigurisht, kjo pasuri e publikut që aktualisht po transformohet në një park urban fantastik, ka nxitur oreksin e pashuajtshëm të këtyre të babëziturve pa din e iman dhe është futur në kasaphanën ku pushteti i sotëm familjar i Sali Berishës po ther Shqipërinë.

Duke mos i kursyer tonet e ashpra, Shalsi THA MË TEJ SE Kjo është fytyra e këtij pushteti altoparlantësh, që shajnë pa pushim prej vitesh bashkinë pse nuk ka më shumë lulishte, çerdhe e shkolla, po nga ana tjetër nuk lanë truall e gërmadhë çerdheje pa e gllabëruar përmes privatizimesh korruptive.

Kurse shtoi se këta të babëzitur që vjedhin çdo gjë, shtojnë me këto krime të mirëfillta si privatizimi i kësaj fushe pasurinë e patundshme të familjes apo fryjnë thesin e parave të pista të korrupsionit me gjobat vënë për të transferuar pronat e publikut në dorën e klientëve të pushtetit të tyre.
pasi ka vazhduar me notat e forta të urrejtjes politike, z.Shalsi deklaroi: Apeli ynë sot është tërhiqeni këtë park nga lista e gjatë kriminale e privatizimeve që i janë dhënë për ekzekutim Dritan Priftit nga Arben Imami për llogari të Sali Berishës. Ne do ta mbrojmë këtë park me trupat tanë sot dhe nesër me anulimin e kësaj procedure skandaloze për të cilën do të përgjigjet herët a vonë çdo njeri që do të hedhë firmën.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›