E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli denon Saimir Tahirin

Deputeti socialist u denua nga Gjykata e Apelit me 1 milionë lekë të reja gjobë, shumë që duhet t'ua paguajë dy fëmijëve të Kryeministrit, Argita dhe Shkëlzen Berisha.

Denimi me gjobë i deputetit vjen pak muaj pasi shkalla e pare vendosi per te njejten ceshtje denimin e Tahirit me 2.5 milione leke te reja gjobe, ne nje kohe qe Apeli e zbriti kete shume ne 1 milione leke gjobe. Sipas gjyqtareve Gjin Gjoni, Artan Broci dhe Edmond Gogo deputeti u ka shkaktuar dëm moral fëmijëve të Kryeministrit duke shpifur per ta gjate deklarateve te tij.

Ky vendim tashme konsiderohet i formes se prere, pavaresisht se menjehere pas vendimit ne Apelin e Tiranes, deputeti socialist u tha mediave se do t'i drejtohet me rekurs Gjykates se Larte.

Deputeti Tahiri leshoi akuza te forta ne drejtim te drejtesise duke u shprehur se gjyqsori eshte kthyer ne kamzhik ndaj te gjitheve atyre qe denoncojne korrupsionin e familjes Berisha. Deputeti theksoi se sot drejtesia denon ata qe kryejne keto denoncime, por nuk ka ende te denuar per tragjedine e Gerdecit apo te 21 janarit. Pak ore me vone ka reaguar per kete vendim edhe kreu i opozites Edi Rama qe e cilesoi ate si konsumim te një maskaradë te mirëfilltë nga Gjykata e Apelit për llogari të pushtetit që kërkon me çdo mjet t’i mbyllë gojën opozitës. “Tre gjyqtarë botërisht të njohur si vegla qorre të këtij pushteti, thuhet ne vijim te deklarates  vendosën dënimin e deputetit opozitar dhe Kryetarit të PS Tiranë, Saimir Tahiri, për llogari të dy fëmijëve të kryeministrit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›