E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i BE-së për zgjedhjet e 23 qershorit: Të shmanget dhuna

sekuiBashkimi Europian kërkon shmangien e dhunës gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të 23 qershorit. Apeli është bërë nga gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë, me anë të një deklarate për shtyp. Në deklaratë thuhet se BE është duke e ndjekur me vëmendje procesin zgjedhor dhe kërkon që zgjedhjet të zhvillohen në një ambient sa më të qetë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në marrëveshje me Krerët e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshiron të nënvizojë se po e ndjekim nga afër procesin zgjedhor. Ndër standardet evropiane dhe ndërkombëtare që presim të zbatohen, një ndër më të rëndësishmit është shmangia e dhunës, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të sillen sipas këtij standardi, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu ambasadorët e BE-së theksojnë më tej se presin nga partitë politike tu japin udhëzime të rrepta anëtarëve dhe mbështetësve të tyre në lidhje me zhvillimin e një procesi sa më të qetë zgjedhor dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Deklarata e BE-së vjen pas disa akteve të dhunshme, më i rëndi prej të cilëve ishte ai ndaj kandidatit të FRD-së në Roskovec, që u dhunua barbarisht një ditë më parë./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›