E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ McCormack: Certifikimi i zgjedhjeve kërkon një KQZ me të paktën pesë anëtarë

koniKryesuesja e misionit vëzhgues ndërkombëtar të OSBE/ODIHR, duke folur për DW, thotë se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve kërkon shumicë të cilësuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ajo e vë theksin tek ngërçi i krijuar në KQZ, për të cilën thotë se ka marrë disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe po ecën drejt skadimit të afateve të tjera ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Znj. McCormack, zbatim i kuadrit ligjor të Shqipërisë për zgjedhje demokratike, është një nga drejtimet e vëzhgimit të misionit të OSBE/ODIHR-it, të drejtuar prej jush për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. A janë zbatuar ligjet deri tani? Mund të ilustroni opinionin tuaj me gjetjet nga misioni vëzhgues?

Conny McCormack: Ne vëzhgojmë kuadrin ligjor në tërësi, cilat ligje po zbatohen që procesi zgjedhor të funksionojë si dhe sa zbatohet ligji në vendimet e Kolegjit Zgjedhor. P.sh. në rastin kur KQZ nuk ishte i aftë të merrte vendimin për numrin e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, atëherë këtë vendim e mori vetë Kolegji Zgjedhor. Ndërkohë ligji thotë që Kolegji Zgjedhor duhej ti kërkonte përsëri KQZ ta merrte ai vendimin. Ky rast si edhe të tjera, që janë paraqitur në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, tregojnë se specifikat e ligjit në disa nivele ose tejkalohen ose nuk zbatohen në përputhje me atë që thotë ligji. Çështje të tjera, si pjesë e kuadrit ligjor, janë ato lidhur me fushatën elektorale: ka një lloj mjegullimi të kufijve, të përcaktuara me ligj, në marrëdhëniet mes politikes dhe shtetit. Kuadri ligjor përfshin të gjitha aspektet e zgjedhjeve. Në pjesën e tyre më të madhe, në përgjithësi, ato po ecin mirë. Por ka disa që nuk ecin dhe mendoj që disa herë njerëzit përqendrohen pikërisht tek ato, por nuk duhet humbur pamja si një e tërë, peizazhi në tërësi, pasi ajo ka rëndësi në kuptimin e procesit. Kur misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it të bëjë vlerësimin përfundimtar do të shikojë pikërisht gjithë pamjen. Në këtë pamje ka shumë rëndësi numërimi i votave, sa transparent, i saktë dhe i ndershëm është numërimi. Ka disa aspekte lidhur me numërimin e votave që mendojmë se duhen riparë dhe që ne do ti bëjmë të njohura në vijim të punës sonë.

Pra, kuadri ligjor për zgjedhjet në përgjithësi po zbatohet?

Conny McCormack: Po përsëris që zbatimi i ligjit është një punë jashtëzakonisht e madhe. Në kuptimin e çuarjes para të procesit zgjedhor ka disa afate ligjore që nuk janë respektuar dhe kjo nuk është në përputhje me ligjin. Por në përgjithësi mund të them që procesi zgjedhor duket se po shkon përpara brenda një kuadri ligjor të arsyeshëm.

Misioni juaj ka shprehur shqetësim për situatën në KQZ, konkretisht lidhur me aftësinë e tij për të administruar zgjedhjet sipas ligjit apo për raste kur vendimeve të tij u mungon një motivim i saktë ligjor. A mund të ndikojë kjo situatë në besueshmërinë e procesit zgjedhor dhe standardet për zgjedhje demokratike, të cilat për Shqipërinë janë kushti kryesor për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE?

Conny McCormack: Situata në KQZ është në mendjen e të gjithëve dhe në media prej shumë javësh, por ajo nuk ka ndryshuar: në vend të 7 anëtarëve që duhet të ishin janë vetëm katër që i përkasin të njëjtës parti politike. Kjo situatë, ashtu si e kemi vënë në dukje, po ndikon në vendimmarrjen e deritanishme, pasi disa vendime, në bazë të ligjit, duhet të merren me pesë anëtarë që bien dakord ose ndryshe të merren me shumicë të cilësuar dhe jo me një shumicë të thjeshtë. Në raportin tonë paraprak, kemi theksuar se kjo kërkesë e ligjit nuk është zbatuar disa herë, pasi KQZ nuk ka pesë anëtarë dhe ka marrë vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar duke përdorur justifikime racionale sipas të cilave është në rregull marrja e vendimeve me 4 anëtarë. Gjithsesi ligji është shumë i qartë dhe mendoj që çështja për ne dhe këdo tjetër është që zgjedhjet po afrohen dhe vendimi se kush do ti fitojë ato, certifikimi i rezultatit kërkon qartësisht një shumicë të cilësuar prej pesë anëtarësh. Ky është thelbi i çështjes. Pra, ka disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar prej pesë votash, por më i rëndësishmi prej tyre, që është në mendjen e gjithkujt, është certifikimi i rezultatit. Ndërsa lidhur me rastet kur vendimeve të KQZ u mungon motivimi ligjor dëshiroj të sjell si shembull rastin e vendimit për rikompozimin e 89 KZAZ-ve. Ligji është i qartë, ai parashikon një listë të gjatë arsyesh për të ndryshuar anëtarësinë e këtyre komisioneve. Por aty nuk përfshihet asnjë arsye ligjore për rikompozim të Parlamentit. Por Parlamenti u rikompozua kur Lëvizja Socialiste për Integrim kaloi në koalicionin tjetër. 9 KZAZ me urdhër të KQZ u rikompozuan dhe anëtari i Partisë për të Drejtat e Njeriut u largua dhe u zëvendësua me një anëtar nga Partia Republikane. Ky është një shembull i një vendimi që nuk ka motivim ligjor dhe që tregon se pas tij ka motive politike. Natyrisht që KQZ duhet të funksionojë, askush nuk dëshiron që ky komision të ndalojë së funksionuari, ju doni të bëhen zgjedhjet dhe ato nuk mund të bëhen pa një strukturë drejtuese si KQZ, për këtë nuk ka alternativë tjetër. Por misioni ynë ka paraqitur faktin që KQZ ka marrë disa vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe po ecën drejt skadimit të disa afateve të tjera ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar. Dhe nuk do të arrijë ti kapë këto afate nëse kompozimi i KQZ nuk përshpejtohet në kohën që ka mbetur deri në 23 qershor.

Shqipëria, Znj. McCormack ka një të kaluar zgjedhjesh të kontestuara. Veç situatës në KQZ, misioni juaj ka gjetur shqetësuese në raportin paraprak edhe polarizimin politik apo mungesën e besimit mes dy partive kryesore PD-PS. Të gjitha së bashku a mund të çojnë përsëri në kontestim të rezultatit të këtyre zgjedhjeve?

McCormack: Shqipëria ka një histori zgjedhjesh me rezultat të ngushtë, me një diferencë të ngushtë mes palëve dhe natyrisht, mendoj që kjo krijon një atmosferë tjetër nga ajo kur fitorja është e qartë. Pra kërkon të thuash që në kushtet e një KQZ, jo të plotë, me vetëm 4 anëtarë, njerëzit nuk do të besojnë rezultatin e shpallur prej tij? Por rezultati nuk është vetëm në dorë të KQZ; ai varet edhe nga ajo se çfarë do të ndodhë në procesin e numërimit, si do të shkojë ky proces. Ndërkohë që procesi i numërimit në Shqipëri është shumë i hapur, lejon vëzhgues vendas

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›