E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO lë në fuqi ndalimin e daljes jashtë vendit për Ballukun, nuk shqyrtohet masa e pezullimit

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, la në fundmi masën e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, për zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Miliana Muço.

Gjithashtu Apeli i Posaçëm, nuk shqyrtoi ankimimin e Ballukut për “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, deri në zgjidhjen me vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese të çështjes së regjistruar për gjykim në atë gjykatë, me kërkues Kryeministrin.

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën “arrest shtëpie” për Erald Elezin dhe Gentian Gjylin.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›