GJKKO lë në fuqi masat për zyrtarët e AKSHI-t

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë sot në fuqi masën “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.
E njëjta masë e “arrestit në shtëpi”, është lënë në fuqi edhe për zv.drejtoreshën e AKSHI-t, Hava Delibashi.
Në vendimin e GJKKO-së, thuhet se lihet në fuqi edhe masa e pezullimit nga detyra për zyrtarin e policisë Erion Ismaili, njëkohësisht i revokoi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.
Gjithashtu, për tre zyrtarët e tjerë të AKSHI‑t, Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta u la në fuqi masa shtrënguese “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
SPAK kërkoi 8 masa sigurie në lidhje me dyshimet për abuzime me tenderët e AKSHI-t. Sipas SPAK, këta persona dyshohet se kanë favorizuar disa kompani kundrejt disa të tjerave për përfitimin e tenderëve.
/e.i/r.e/a.f/