E Martë, 3 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e sekuestros së llogarive bankare të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e llogarive bankare të ish-ministrit Arben Ahmetaj. Vendimi u mor këtë të shtunë (28 tetor) nga gjyqtari Dhimiter Lara.

Ahmetajt i janë sekuestruar 6 pasuri, 4 prej të cilave apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën 124 300.

Ish-zyrtari i lartë u largua nga Shqipëria pak para se prokuroria të kërkonte arrestimin e tij i akuzuar për korrupsion e pastrim parash në dosjen e inceneratorëve.

Kujtojmë se më 14 korrik, Kuvendi i hapi rrugën arrestimit të Ahmetajt dhe kontrollit të banesës së tij, me kërkesë të SPAK-ut.

Ish-zv.rkyeministri akuzohet për korrupsion pasiv në 6 raste, fshehje pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›