E Martë, 3 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest shtëpie” për Berishën dhe Malltezin

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kreun e PD-së, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha dhe Malltezi kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, por apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO-së.

Berisha dhe Malltezi ndodhen në arrest shtëpie për çështjen e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi më 30 dhjetor të vitit të kaluar zëvendësimin e masës së sigurimit nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie nën mbikëqyrje policore ndaj Berishës. Vendimi erdhi pasi për disa javë rresht, ish-kryeministri refuzoi të përmbushte masën e parë detyrim paraqitje, duke e quajtur si antikushtetuese.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›