Apeli i OSBE: Vota eshte detyre
Rozeta Rapushi
Indiferenca e shtetasve, per t'u pajisur me kartat e identitetit, po shqeteson dhe faktorin nderkombetar. Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, i pranishem dje ne nje nga zyrat e Gjendjes Civile te njesise bashkiake numer 7, ne kryeqytet, per te ndjekur nga afer procesin e pajisjes me dokumentet e reja te identifikimit, u beri thirrje gjithe shqiptareve, te marrin kartat e identitetit. "Te gjithe qytetaret, duhet te vijne ne zyrat e aplikimit sa me shpejt qe te jete e mundur per te permbushur detyrat e tyre si qytetare te ketij vendi, sepse te votuarit eshte ende nje detyre e nje qytetari te nje vendi demokratik", u shpreh Bosh. Sipas tij, fakti se prioritare ne pajisjen me keto dokumente, jane shtetasit qe nuk kane pasaporta, nuk do te thote aspak, se te tjeret nuk do te mund te aplikojne. Bosh, shprehu shqetesimin e tij per mungesen e interesit te qytetareve per marrjen e kartave, pasi ishte prezent, se bashku me zv/ministrin e Brendshem, Ferdinand Poni ne njesine Bashkiake nr. 7, per te ndjekur nga afer procesin. Bosh u perball me faktin qe, ne pese zyrat e hapura, nuk ishin te zena apo me rradhe te gjata njerezish. "Ne kete zyre ka pese fronte pune dhe po aplikojne vetem dy qytetare. Njerezit nuk po vijne aq shpejt sa duhet, pra ka me shume kapacitet se se ata qe vijne, ne nje kohe kur procedura e aplikimit zgjat vetem pese minuta", vijoi Ambasadori. Sipas Bosh, OSBE eshte e interesuar per te pasur zgjedhje te lira e te mira. Ndaj sipas tij, rrjedhimisht ajo eshte e interesuar gjithashtu qe njerezit te vijne sa me shpejt te jete e mundur per t'u pajisur me karta. Numri dy i ministrise se Brendshme, Poni, i shpjegoi ambasadorit Bosh menyren e aplikimit dhe e informoi ate se ne zyrat e aplikimit punohet deri ne oren 21:00 te mbremjes. Duke theksuar se tashme procesi eshte ne nje faze te konsoliduar, Poni u shpreh se eshte i domosdoshem interesimi maksimal i qytetareve, te cileve u beri thirrje te shkojne per te aplikuar pasi ekzistojne te gjitha kapacitetet e nevojshme per aplikim dhe koha per te aplikuar eshte mjaft e shkurter. Me konkretisht, deri ne daten 15 mars procesi do te shtrihet tek te gjitha komunat me popullsi mbi 5 mije banore, e me tej do te vijoje edhe ne komunat me te vogla. Ambasadori Bosh pasi ndoqi proceduren e aplikimit te nje qytetareje shprehu pergezimet per punen e kryer nga Ministria e Brendshme dhe strukturat e saj per mbarevajtjen e procesit te paisjes se qytetareve me leternjoftime elektronike.