PS: Pajisja me karta, qeveria na mashtroi
Partia Socialiste ne reagimin ndaj zv.ministrit te Brendshem, Poni, deklaroi se ajo qe po ndodh ne realitet, eshte nje proces i mbushur me shume probleme dhe qe qeveria me dashje apo pa dashje, po perkeqeson nje ceshtje qe i perket kryesisht asaj. Sekretari per ceshtjet ligjore ne PS, Damian Gjiknuri, i kujtoi dje qeverise, se eshte ajo qe genjeu publikun kur deklaroi se brenda muajit shkurt, zyrat e aplikimit do te shtriheshin ne te gjithe vendin, kur ne fakt sot jane hapur jo me shume se 80 te tilla. "Eshte detyrim i qeverise qe te marre te gjitha masat per njoftimin dhe aplikimin me perparesi te te gjithe zgjedhesve qe nuk kane pasaporte, sic ka parashikuar edhe Kodi Zgjedhor, si dhe te ushtroje te gjithe kujdesin e duhur, qe keto lista te jene te sakta, pasi nga te dhenat ne terren ky numer rezulton te jete shume me i larte", tha Gjiknuri. Sipas tij, nuk eshte pergjegjesi e opozites, por vetem e qeverise, qe nuk ka zhvilluar fushaten e duhur per informimin e qytetareve per kete proces.