Apeli le ne burg gardistin Agim Llupo avokati Beri detyren

Po kjo gjykate vetem dhjete dite me pare me kerkese te avokateve mbrojtes vendosi lirimin e tre gardisteve te tjere te 21 janarit shtetasit Gazmend Ahmetaj Sadik elaj dhe Mark Nikolli.
TIRAN- Gjykata e Apelit ne kryeqytet vendosi qe Shefi i Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes majori Agim Llupo te mbetet ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve pasi ndaj tij rendon akuza e vrasjes se gjirokastritit Ziver Veizi ne demonstraten e 21 janarit.
Ishte treshja gjykuese e kesaj gjykate e cila pasi degjoi pretendimet e mbrojtjes dhe pretendimet e prokurorise vendosi te lere ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet e dhene me 10 shkurt 2011 ndaj gardistit Llupo.
Nderkohe po kjo gjykate vetem dhjete dite me pare me kerkese te avokateve mbrojtes vendosi lirimin e tre gardisteve te tjere te 21 janarit shtetasit Gazmend Ahmetaj Sadik elaj dhe Mark Nikolli. Lirimi i tyre erdhi edhe pse prokuroria e kishte provuar se nga tytat e armeve te tyre ishin shkrepur 74 plumba drejt turmes dhe ne ajer.
Edhe ne seancen e djeshme gjyqesore avokati mbrojtes Genc Gjokutaj ne fjalen e tij kerkoi qe klienti i tij Llupo te lirohet nga qelia pasi diten e demonstrates se 21 janarit ishte ne krye te detyres ne mbrojtje te institucioneve te rendesise se vecante.
Kerkoj lirimin e Agim Llupos pasi diten e demonstrates se 21 janarit ishte ne krye te detyres duke mbrojtur institucionin e kryeministrise. Per mbrojtjen e atij institucioni eshte betuar dhe nese nuk do e mbronte do ndiqej penalisht.
Ne kete rast ai dhe koleget e tij ishin ne mbrojtje te kryeministrise duke qelluar ne ajer me armet e tyre te punes per te ndaluar pushtimin e nderteses se kryeministrise nga turma e demonstruesve. Llupo ka qelluar ne ajer me armen e tij ne zbatim te ligjit per perdorimin e armeve dhe ruajtjes se institucioneve dhe ne asnje rast nuk ka qelluar drejt turmes.
Plumbi qe eshte gjetur ne trupin e viktimes eshte konstatuar nga ekspertet se ka demtime dhe eshte plumb rikoshet-mesohet te kete pretenduar mbrojtesi Gjokutaj para togave te zeza. Keto pretendime u kundershtuan nga perfaqesuesi i akuzes i cili kerkoi qe mos te pranohen kerkesat e avokatit mbrojtes duke i cilesuar absurde.
Kerkojme nga togat e zeza te lere ne fuqi vendimin e dates 10 shkurt 2011 te Gjykates se Shkalles se Pare e cila ka caktuar masen e sigurise arrest me burg ndaj gardistit Llupo. Pasi sipas aktit te ekspertimit tekniko-kimik te armeve e balistik te predhave me nr.975 te dates 7 shkurt 2011 eshte arritur ne konkluzionin se ...predha e gjetur te viktima Ziver Veizi eshte nxjerre nga arma automatike me numer ne shul 244 dhe numer te gervishtur ne pjesen plastike 244. Kjo arme eshte perdorur nga personi nen hetim Agim Llupo me detyre shef i Shtabit zv.komandant i Njesise Speciale te Gardes se Republikes diten e demonstrates se 21 janarit-tha prokurori duke kerkuar lenien ne fuqi te vendimit te 10 shkurtit 2011.
Gjykata pasi degjoi argumentet e paleve vendosi qe mos te pranohet kerkesa e mbrojtjes dhe te lihet ne fuqi vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet. Arrestimi i gardistit Llupo sipas prokurorise eshte bere brenda ambienteve te Prokurorise se Tiranes mengjesin e hershem te dates 8 shkurt vetem disa ore pasi ishin marre deklarimit e tija me cilesine e personit qe ka dijeni per faktet dhe personit nen hetim.
Sipas prokurorise gardisti Llupo se bashku me gardistet Ahmetaj elaj dhe Nikolli ishin pjese e grupit te zjarrit dhe kishin ne perdorim armet e llojit MP-5 te kalibrit 9 mm nga te cilet ne total kane shkrepur 117 plumba.
Hetimi ndaj tyre kishte nisur qe me date 4 gusht 2010 kohe kur jane arrestuar edhe 12 persona te tjere mes tyre shtetas shqiptare kosovare dhe shqiptaro-maqedonas
Gati per gjyq dosja e falsifikuesve te 50 mije eurove
TIRAN- Njesia e Task-Forces se prokurorise se Tiranes perfundoi hetimet dhe dorezoi per gjykim dosjen penale ndaj pese te pandehurve te akuzuar per falsifikim te monedhave dhe venien ne perdorim te monedhave te falsifikuara ne nje shume prej 50 mije euro.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve prokuroret OlsI Dado dhe Daniela Sulaj kane mbyllur fazen hetimore dhe e kane dorezuar dosjen prane togave te zeza.
Sipas kerkeses per gjykim mesohet se te pandehurit Ndrek Bicuku Shkelqim Bufiec Dashamir Shehi Thanas Xhuxhi nen drejtimin dhe organizimin e Ilir Priftit te njohur me nofken profesori kane sjelle nga Maqedonia per te nxjerre ne treg shumen prej 50 mije eurove te falsifikuara.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se parate kane hyre ne Shqiperi nepermjet pikes doganore te Tushemishtit me ndihmen e te pandehurit Ilir Priftit i cili komunikonte me nje shtetas shqiptaro-maqedonas me emrin Nexhat por ende i paidentifikuar mbetet mbiemrin i cili eshte i panjohur per prokurorine.
Shtetasi Nexhat siguronte parate false dhe nepermjet personave te ndryshem si korrier i sillte ato ne Pogradec tek i pandehuri Prifti. Ky i fundit me ndihmen e bashkepunetoreve te tij i sillte keto shuma ne Tirane ku i hidhnin ne treg. do shperndares i tregut perfitonte 15 deri 25 te vleres se tyre te konvertuar me parate origjinale-thuhet nder te tjera ne dosjen e prokurorise.
Sipas akuzes arrestimi i pese te pandehurve eshte bere me 13 shtator 2010 ne operacionin e koduar Granti 2 duke prangosur dy prej te pandehurve ne afersi te Doganes se kryeqytetit dy te tjere ne mes lagjes Laprake dhe bashkise se Kamzes dhe nje tjeter ne lokalet e zones se ish-bllokut. Hetimi ndaj tyre kishte nisur qe me date 4 gusht 2010 kohe kur jane arrestuar edhe 12 persona te tjere mes tyre shtetas shqiptare kosovare dhe shqiptaro-maqedonas me 70 mije euro false.
Dy te arrestuarve ne vendin e quajtur tek Dogana e Tiranes policia iu sekuestroi me cilesine e proves materiale edhe 50 mije eurot te prerjeve 100 euro te falsifikuara disa telefona celulare dhe mjete te tjera komunikimi qe te arrestuarit kishin me vete-thuhet ne dosjen e perpiluar nga prokuroret Dado dhe Sulaj.
Zbardhjen dhe identifikimin e te pandehurve qe fusnin dhe shperndanin euro te falsifikuar ne Tirane njesia hetimore e Task-Forces se prokurorise ne bashkepunim me policine e kane zbardhur me ndihmen e nje agjenti te policise i infiltruar si bleres i parave false.