E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ligji per pronesine e truallit ne fshatrat turistike

TIRAN - Parlamenti miratoi dje me 72 votat e mazhorances projektligjin per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat me perparesi turizmin. Nepermjet ketij ligji kushdo qe ka pasur ne perdorim vilat ose fshatrat ne zonat turistike tani ka te drejten qe te blejne edhe truallin. Mazhoranca dhe opozita u perplasen ne kuvend duke shkuar deri tek akuzat per perfitime personale pasi pronaret mund ta marrin token me cmime deri ne 30 per qind me te uleta se cmimet reference te qeverise nese e kryejne pagesen brenda nje afati te caktuar.


Qellimi i vertete i ndryshimit te ligjit ekzistues sipas deputeteve socialiste eshte favorizimi i zyrtareve te larte dhe i te afermve te kryeministrit Berisha. Ky ligj eshte ne konflikt te paster interesi ne gjithe kete salle. Perjashtohen deputetet si perfitues perjashtojini ministrat si perfitues sot ne kete ligj. Ky eshte turp nuk mundet qe nje deputet te votoje per ti ulur cmimin vetes. Nuk mundet qe ti ulet cmimi per 20 per qind. Ky eshte Parlamenti i popullit dhe miratimi i ketij ligji nuk e zgjidh problemin - theksoi deputeti socialist Erjon Brace. Sipas anetarit te majte ne Komisionin e Ekonomise procedura qe ka vendosur qeveria per te miratuar shitjen e truallit shteteror pronareve te rinj eshte abuzive.


Brace ka kerkuar qe shteti te mos krijoje lehtesira financiare per te favorizuar zyrtaret. Ne ligjin baze eshte neni 14 i cili percakton qartesisht qe subjekti qe perfiton nga ky ligj eshte pronari i viles qe e ka blere tek personi i stimuluar paguan 18 te vleres se truallit ndersa 20 e kesaj vlere paguhet nga personi i stimuluar. Pra perfituesi eshte subjekti qe i ka blere vilen. Prandaj ju pyeta Nuk mundet qe ky Kuvend te percaktoje perfituesit te bejne edhe ate qe percaktohet ne nenin nje dhe ne nenin dy. Te ule cmimet per veten e vet zoti Minister pra te thote qe cmimi i truallit reduktohet 10 nese paguhet brenda tre muajve nga njoftimi me shkrim. Ky eshte turp Nuk mundet qe deputete te Kuvendit te votojne per ti ulur cmimin vetes se tyre - tha Brace.


Akuzat e ashpra te deputetit socialist kane sjelle reagimin e mazhorances e cila e justifikoi me rregullimet qe do te behen ne kete fushe. Ky ligj planifikon te pastroje te gjithe llumin qe u krijua para 2005-es nga disa ministra te qeverise socialiste. Kjo eshte gazeta zyrtare e PS-se Zeri i Popullit dhe ketu me 3.12.2003 eshte prononcuar Besnik Dervishi ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit ne gazeten e partise tregon se kush ka qene politika juaj. Ky realisht pastron te gjithe pacavuren qe ju krijuat me turizmin ne Shqiperi. Ministri juaj thote Shnderrimi i politikes se fshatrave turistike ne fshatra turistike te politikes. Sa here do te merrni fjalen keni nga nje paragraf ketu nga gazeta e partise suaj dhe nga ministri - ishte pergjigjja e Xhaferrit. Sipas ministrit te Kultures perfitues nga ndryshimi i fundit ne ligjin per fshatrat turistike do te jene ata zyrtare ministra dhe ish-ministra te qeverisjes socialiste dhe zyrtare te papergjegjshem te cilet ne vend qe te ndertonin fshatra turistike bene vila private.


Ne ligj sanksionohet se poseduesi i nderteses do te mund te bleje fillimisht vetem truallin mbi te cilin eshte ndertuar objekti ndersa oborri dhe cdo pjese tjeter si lulishte rruget e fshatit turistik do te kalojne ne bashkepronesi. mimi i truallit qe i shitet subjektit te interesuar ose personit te stimuluar do te jete ne proporcion me siperfaqen e tij ne funksion te njesise se ndertimit qe ai gezon.

Debatet me pikante te seances se djeshme

Ilir Beqja Cilet nga ministrat e Qeverise Berisha qe jane ketu apo ne kafe perfitojne nga ndryshimet e ketij projektligji

ArdianTurku Nese ka pyetje te tjera ti bejme te gjitha pastaj ministri tu pergjigjet.

Ferdinand Xhaferraj Ky ligj nuk adreson kete ceshtje. Ky ligj planifikon te pastroje te gjithe llumin qe u krijua para 2005 nga disa ministra te qeverise socialiste. Dhe sa here qe ju te ngrini ceshtjen une e kam pergjigjen nga nje paragraf te ketij shkrimi ketu. Kjo eshte gazeta zyrtare e PS Zeri i popullit dhe ketu me 3.12.2003 eshte prononcuar ne minister i atehershem zoti Besnik Dervishi. Ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit ne gazeten e partise tregon se kush ka qene politika juaj. Ministri juaj thote Shnderrimi i politikes se fshatrave turistike ne fshatra turistike te politikes. Sa here do te merrni fjalen keni nga nje paragraf ketu nga gazeta e partise suaj dhe nga ministri juaj.

Ilir Beqja kerkon fjalen

Ardian Turku Jemi te pyetjet.

Ilir Beqja Kam dhe nje pyetje.

Ardian Turku Ju lutem zbatoni rregulloren. Zoti minister ju lutem. Nuk keni mbaruar

Ferdinand Xhaferaj Zoti Dokle ju keni shume fotografi ndersa une kam vetem nje dhe nuk kam firmosur per fshatra turistike.

Ilir Beqja Ju jeni kunder turizmit.

Erjon Brace Duke marre shkas nga kjo qe permendi zoti Xhaferi dhe meqe permendi gazeten Zeri i Popullit ku une kam qene kryeredaktor ne ate periudhe kam keto pyetje A perfiton nga ligji ne fuqi pra duke u legalizuar madje dhe me skonto deri ne 30 per qind zonja Argita Malltezi Berisha ne deklarimin e pasurise se te ciles deshmohet se disponohet nje ambient i tille ne fshatin turistik ne Gjirin e Lalzit Perfiton nga ky ligj ish-zevendeskryeministri zoti Ilir Meta ne deklarimin e te cilit deshmohet po prape nje ambient i tille ne fshatin turistik ne Malin e Robit Perfiton nga ky ligj ministri i Financave ne deklarimin e pasurise te te cilit deshmohet nje ambient i tille ne Malin e Robit ne Kavaje

Perfiton nga ky ligj ministri i Mjedisit ne deklarimin e pasurise te te cilit deshmohet nje ambient i tille ne Qerret ne Kavajes Perfiton nga ky ligj ministri i Mbrojtjes i cili ne deklarimin e tij te pasurise deshmon per nje ambient te tille ne fshatin Laguna blu ne Malin e Robit Perfiton nga ky ligj ish-ministri i Bujqesise zoti Lufter Xhuveli i cili ne deklarimin e tij te pasurise deshmon per nje ambient te tille ne Malin e Robit Perfiton nga ky ligj guvernatori i Bankes se Shqiperise zoti Ardian Fullani qe ka deshmuar se disponon nje ambient te tille Malin e Robit Perfiton nga ky ligj ministri aktual i Puneve te Brendshme do te mbash shenim apo...

Ferdinand Xhaferaj Do te pergjigjem

Erjon Brace Ministri duhet te kete minimunim e respektit te mbaje shenime.

ArdianTurku Ju lutem vazhdoni me pyetjet do tu pergjigjet dhe ky eshte respekti.

Erjon Brace Pra po e perseris perfiton nga ky ligj ministri i Brendshem i qeverise aktuale i cili ka deshmuar ne deklarimin e tij te pasurise se disponon nje ambient te tille ne fshatin Laguna blu ne Malin e Robit Dhe e fundit ju personalisht perfitoni nga ky ligj

Ferdinand Xhaferaj Te falenderoj per gjithe pyetjet qe ngrite. Duke qene se mu drejtove mua personalisht jo vetem qe nuk perfitoj por te jesh i bindur qe ne 18 vite politike dhe per sa kohe qe do te jem asnjehere nuk do te marresh dot ate pergjigje qe do nga kjo pyetje qe ngrite.

Erjon Brace Ky eshte turp nuk mundet qe nje deputet te votoje per ti ulur cmimin vetes. Nuk mundet qe ti ulet cmimi per 20-30 per qind. Ky eshte Parlamenti i popullit dhe miratimi i ketij ligji nuk e zgjidh problemin.

Jozefina Topalli Ketu mbyllen diskutimet do te kalojme tek kuorumet.

Namik Dokle Per procedure.

Jozefina Topalli Ska Procedure ne piken e fundit te rendit te dites. Ku ka procedure o Namik...

Namik Dokle Shiko i jepet fjala por nuk punon mikrofoni.

Namik Dokle Ne te vertete mund te jem jashte kohes por qe ka nje shtremberim me rregulloren.

Jozefina Topalli Une se kam fare problem me verejtjen se zysha me ka terhequr vemendjen per tabelen e shumezimit

Jozefina Topalli Po mor Namik

Namik Dokle E pra Namik Namik

Jozefina Topalli Ke harruar krejt rregulloren sje brenda

Namik Dokle Une brenda jam moj zonje por ti nuk e ndjen

Akuza e opozites

A perfiton nga ligji ne fuqi zonja Argita Malltezi Berisha ne deklarimin e pasurise se te ciles deshmohet se disponohet nje ambient i tille ne fshatin turistik ne Gjirin e Lalzit
A perfiton nga ky ligj ish-zevendeskryeministri zoti Ilir Meta ne deklarimin e te cilit deshmohet po prape nje ambient i tille ne fshatin turistik ne Malin e Robit
A perfiton nga ky ligj ministri i Financave Ritvan Bode ne deklarimin e pasurise se te cilit deshmohet nje ambient i tille ne Malin e Robit ne Kavaje
A perfiton nga ky ligj ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ne deklarimin e pasurise se te cilit deshmohet nje ambient i tille ne Qerret ne Kavajes


A perfiton nga ky ligj ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili ne deklarimin e tij te pasurise deshmon per nje ambient te tille ne fshatin Laguna blu ne Malin e Robit
A perfiton nga ky ligj ish ministri i Bujqesise zoti Lufter Xhuveli i cili ne deklarimin e tij te pasurise deshmon per nje ambient te tille ne Malin e Robit
A perfiton nga ky ligj guvernatori i Bankes se Shqiperise zoti Ardian Fullani qe ka deshmuar se disponon nje ambient te tille Malin e Robit
A perfiton nga ky ligj ministri aktual i Puneve te Brendshme Lulzim Basha i cili ka deshmuar ne deklarimin e tij te pasurise se disponon nje ambient te tille ne fshatin Laguna blu ne Malin e Robit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›