E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli lë në burg shoferin e kryekomisarit të vrarë. Familjarët: Na kërkuan 15.000 euro për ta liruar

policia-sirenaaaGjykata e Apelit ka vendosur që të lërë në burg Fatmir Hoxhën, shoferin e kryekomisar Adem Tahirajt, të vrarë më 13 shtator.

Hoxha dhe Kastriot Gosturani, të dy u arrestuan pas ngjarjes me akuzën e mosveprimit për të parandaluar vrasjen e kryekomisarit.

Por ndërsa Gosturani u lirua më 26 dhjetor, Hoxha do mbetet në burg.

Madje familjarët e Hoxhës akuzojnë se një anëtar i Gjykatës së Apelit u ka kërkuar 15 mijë euro në këmbim të lirimit të tij.

Siç raporton News 24, familjarët thonë se Hoxha është tërhequr zvarrë nga Ilir Xhakja, kurse Gosturani, shef krimesh në Shijak, është larguar nga frika.

Ilir Xhakja konsiderohet i dyshuari i vetëm dhe kryesor për vrasjen në detyrë të kryekomisarit Adem Tahiraj, shef i Komisariatit të Policise së Shijakut, ngjarje e ndodhur me 13 shtator në fshatin Katund Sukth, 12 km larg Durrësit. Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda më 17 shtator ka caktuar masën ‘arrest me burg’ ndaj Ilir Xhakjas.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›