Çmimet e ushqimeve mbeten të larta edhe pas Vitit të Ri
Çmimi i fruta-perimeve edhe pas Vitit të Ri ka mbetur në të njëjtat nivele. Në një nga tregjet kryesore të kryeqytetit, në Pazarin e Ri, tregtarët thonë se nuk ka pasur luhatje, pasi çmimi bazohet në kosto, raporton Vizion Plus. Ndaj këtë fillim viti produktet kryesore që nevojiten në tavolinën e përditshme janë njësoj të shtrenjta.
Por tregtarët pohojnë se ndryshe nga vitet e tjera, volumi i shitjeve ka pësuar rënie graduale. Vit pas viti çmimi i fruta-perimeve në ditët e fundit të vitit pëson një rritje artificiale dhe abuzuese për shkak se dhe kërkesa është e lartë.