E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli pezullon gjykimin për 21 Janarin. Metalla e Sinoimeri dy gjyqtarët e rinj

gjykata-e-apelitTiranë- Gjykata e Apelit ka pezulluar gjykimin për çështjen e 21 Janarit pasi nuk plotësohet treshja gjykuese. Deri në një vendim për përjashtimin ose jo të A.Haxhialushit.

Ervin Metalla dhe Evjeni Sinoimeri do të jenë dy gjyqtarët e rinj që do të ndjekin çështjen e 21 Janarit në Gjykatën e Apeli pas hedhjes së shortit sot.

Seanca e dytë, për shqyrtimin e cështjes në këtë gjykatë u mbajt me dyer të mbyllura.

Sakaq që seanca e parëq e 19 korrikut nisi me dorëheqjen e gjyqtarit Agron Papajani. Ndërkohë, pak ditë më vonë u përjashtua edhe gjykatësi Fatos Qato.

Kërkesa për përjashtimin e Qatos u bë nga Genci Gjokutaj, avokati i të pandehurit Ndrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Republikës, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së demonstruesit Faik Myrtaj.

Avokati Gjokutaj përdori si argument për përjashtimin e Qatos faktin se bashkëshortja e tij, Mirela Qato është anëtare e Partisë Socialiste dhe ka qenë një ndër organizatoret e protestës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër demonstrues.

Ndrea Prendi, ish-shef i Gardës, akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt, ndërsa Agim Llupo, ish-gardist, për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Të dy janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, me arsyetimin se fakti nuk provohet. Ndërkaq, për Margarit Kumen, shoferi personal i ish-kryegardistit Prendi, është tërhequr akuza. Ndërsa vrasja e Aleks Nikës vijon të mbetet pa autor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›