E Diel, 1 Nëntor 2026

Delvina e etur në mes të verës, mijëra banorë janë pa ujë të pijshëm

qendra_e_delvines_galleryfullDelvinë- Edhe në këtë mesverë të nxehtë, banorët e Delvinës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Banorë të lagjes Mukurs në Delvinë denoncojnë në Gazetën IDEA si përgjegjës të kësaj situate drejtorin e Ujësjellësit Delvinë, Dushi Imeri dhe kreun e bashkisë së këtij qytetit, Dhurim Alinani. Burimi i Vrisit, nga ku furnizohej qyteti, është dëmtuar prej një viti me dinamit dhe ka ujë të papijshëm, pasi është i përzier me naftë.

E për të furnizar banorët e Delvinës, është menduar hapja e një pike në linjën që vinte nga një tjetër burim, ai i Vllacës, e cila i ka rrëmbyer ujin banorëve të lagjes së Mukursit. Ata thonë se grinden me njëri-tjetrin kush merr më shumë e kush më pak ujë, nga lidhjet që kanë bërë me Vllacën, por shtojnë se faji qëndron diku gjetkë, dhe jo ndër ta.

Banorët e lagjes së Mukursit ankohen se për këtë shkak, ujësjellësi, për të furnizuar pjesën tjetër të qytetit, nuk e lëshon ujin për këtë lagje dhe kanë mëse dy muaj në këtë situatë. Ata shprehen se edhe kur vjen uji në çezëm, gjë që ndodh me orar, është i pakët që nuk mjafton për të pirë apo për shërbimet e tjera familjare.

Sipas banorëve të kësaj zone që denoncojnë në Gazetën IDEA, prej kohësh kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problemi në dyert e ujësjellësit të qytetit, por sipas tyre përgjigjet janë nga më të ndryshmet për t’ju shmangur zgjidhjes, ndërsa njëra prej tyre ka lidhje edhe me 23 qershorin:

Përse votuat për të majtët, tani rrini pa ujë,- keshtu pretendojnë banorët lagjes Mukurs në Delvinë se u kanë thënë titullarët e këtij institucioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›