E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aplikimet për azil fillojnë të rriten sërish në mars, kryeson Franca

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Aplikimet për azil fillojnë të rriten sërish në mars, kryeson Franca

Lapsi.al21 June 2022

Në mars të këtij viti rreth 970 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Në raport me muajin e mëparshëm, kërkesat për aplikim u rritën me 5%, por sërish ato mbeten shumë më të ulëta se në shtator të vitit të kaluar, kur arritën deri në afër 1800, në nivelet e para pandemisë. Për tre muajt e parë të vitit janë regjistruar gjithsej 2900 aplikimeve, pothuajse trefishim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.

Franca mbetet shteti kryesor që pret kërkesat më të larta për azil nga shtetasit shqiptarë, për shkak të lehtësive më të mëdha sociale që ofron për ta. Rreth 50% e aplikimeve në total shkojnë në Francë (për janar-mars 2022), e ndjekur nga Gjermania, me 23%. Të dhënat e pjesshme edhe për prillin e majin e këtij viti tregojnë se ka vijuar tendenca rritëse e aplikimeve në Francë, duke arritur në 480 të tilla në maj 2022, niveli më i lartë nga shtatori 2021. Eurostat nuk raporton më statistikat nga Mbretëria e Bashkuar, që prej vitit 2020, por përpara kësaj periudhe të dhënat tregonin se dhe ky shtet ishte i preferuar nga azilantët, me rreth 200-300 aplikime në muaj.

Aplikimet në Europë

Sipas Eurostat, në mars 2022, 73 850 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 115% më shumë krahasuar me marsin 2021 (34 310) dhe 35% më shumë krahasuar me shkurt 2022 (54 565) . Rritja nga shkurti në mars 2022 mund t’i atribuohet kryesisht aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 2 370 në shkurt në 12 875 në mars; +443%) për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Bazuar në të dhënat e disponueshme, numri më i madh i ukrainasve që përfitonin mbrojtje të përkohshme në BE u regjistrua në Poloni (1 142 375 ukrainas me mbrojtje të përkohshme në fund të majit 2022).

Në mars 2022, ukrainasit ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (12 875 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (7 770), sirianët (7 320), venezuelasit (4 705) dhe kolumbianët (3 565). Me 14 135 aplikantë për herë të parë të regjistruar në mars 2022, Gjermania përbënte 19% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE. Gjermania u pasua nga Spanja (11 130, 15%), Franca (10 240, 14%), Italia (6 035, 8%), Austria (4 295, 6%) dhe Rumania (4 270, 6%). . Këto gjashtë shtete anëtare së bashku përbënin mbi dy të tretat (68%) të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE./ Monitor

Metodologjia e EUROSTAT përllogariti se, rritja e përgjithshme e çmimeve (inflacioni) në muajin maj ishte 6% në vendin tonë. Ky rezultat ishte më i ulët se mat...

Një 51-vjeçar ka kallëzuar në polici ditën e djeshme se i janë larguar nga banesa gruaja dhe fëmija 7 vjeç. Bashkëshorti I.P., banues në fshatin Vreshtas, u par...

Një operacion i policisë i koduar "Triple" u finalizua me arrestimin e shtatë personave me akuza që variojnë që nga "Prostitucioni", tek "Moskallëzimi i krimit"...

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me zjarrin që përfshiu garazhin e një pallati në orët e para të mëngjesit në Astir, ku u lënduan tetë persona dhe u dogjën ...

Një tjetër arsenal armësh është zbuluar ditën e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se arsenali i armëve është gjetur në garazhin e një pallati 5-katësh te Liqeni...

Gjatë konferencës për mediet që mbajti paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me padinë e Halit Valterit në SPAK dhe akuzat për ...

Kryeministra finlandeze finlandeze Sanna Marin ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Në një konferencë për mediet, Marin ka shprehur Finlanda mbështet zgjer...

Gjatë një konference për mediet, presidenti Ilir Meta ka thënë se qëndrimi i tij ka qenë në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare si në rastin e Teatrit ashtu edhe...

Një parcelë e kultivuar me cannabis sativa është zbuluar ditën e sotme përmes dronit në Lezhë. Parcela ndodhej në një zonë të pyllëzuar ndërsa policia në kuadër...

Dhoma e Avokatisë së Lezhës ka nisur protestën sot nga Gjykata e Lezhës në drejtim të sheshit të qytetit. Avokatëve të Lezhës iu janë bashkuar edhe kolegët nga ...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›