E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aplikimet për azil fillojnë të rriten sërish në mars, kryeson Franca

Një zjarr ka përfshirë një biznes në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja është regjistruar pak minuta...

18:09

Aplikimet për azil fillojnë të rriten sërish në mars, kryeson Franca

Lapsi.al21 June 2022

Në mars të këtij viti rreth 970 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Në raport me muajin e mëparshëm, kërkesat për aplikim u rritën me 5%, por sërish ato mbeten shumë më të ulëta se në shtator të vitit të kaluar, kur arritën deri në afër 1800, në nivelet e para pandemisë. Për tre muajt e parë të vitit janë regjistruar gjithsej 2900 aplikimeve, pothuajse trefishim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.

Franca mbetet shteti kryesor që pret kërkesat më të larta për azil nga shtetasit shqiptarë, për shkak të lehtësive më të mëdha sociale që ofron për ta. Rreth 50% e aplikimeve në total shkojnë në Francë (për janar-mars 2022), e ndjekur nga Gjermania, me 23%.

Të dhënat e pjesshme edhe për prillin e majin e këtij viti tregojnë se ka vijuar tendenca rritëse e aplikimeve në Francë, duke arritur në 480 të tilla në maj 2022, niveli më i lartë nga shtatori 2021.

Eurostat nuk raporton më statistikat nga Mbretëria e Bashkuar, që prej vitit 2020, por përpara kësaj periudhe të dhënat tregonin se dhe ky shtet ishte i preferuar nga azilantët, me rreth 200-300 aplikime në muaj.

Aplikimet në Europë

Sipas Eurostat, në mars 2022, 73 850 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 115% më shumë krahasuar me marsin 2021 (34 310) dhe 35% më shumë krahasuar me shkurt 2022 (54 565) .

Rritja nga shkurti në mars 2022 mund t’i atribuohet kryesisht aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 2 370 në shkurt në 12 875 në mars; +443%) për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Bazuar në të dhënat e disponueshme, numri më i madh i ukrainasve që përfitonin mbrojtje të përkohshme në BE u regjistrua në Poloni (1 142 375 ukrainas me mbrojtje të përkohshme në fund të majit 2022).

Në mars 2022, ukrainasit ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (12 875 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (7 770), sirianët (7 320), venezuelasit (4 705) dhe kolumbianët (3 565).

Me 14 135 aplikantë për herë të parë të regjistruar në mars 2022, Gjermania përbënte 19% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE. Gjermania u pasua nga Spanja (11 130, 15%), Franca (10 240, 14%), Italia (6 035, 8%), Austria (4 295, 6%) dhe Rumania (4 270, 6%). . Këto gjashtë shtete anëtare së bashku përbënin mbi dy të tretat (68%) të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Një trup i pajetë është gjendur në rrjedhën e lumit Vojsa në Përmet. Viktima është identifikuar si Agim Pelushi, 55 vjeç, një emigrant që jetonte dhe puno...

Përmes operacionit policor të koduar “Room 3”është goditur një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza në Dhërmi. 2 të rinj nga Kosova janë arres...

Një pallat në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët, në orët e para të mëngjesit sot. Zjarri ka përfshirë një garazh në rrugën "Aleksandri i Maqe...

Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Lezhës, pranë ish-fabrikës së letrës. Një automjet ka përplasur një motoçikletë, me të cilën levizte një p...

Motit i kthjellët do të jetë dominuese në pjesën më të madhe të vendit gjatë orëvë të paradites. Sipas Meteoalb pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësi...

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e arrestimit të një 39-vjeçari shqiptar nga policia e Romës. Ai u përpoq të arratisej duke mos i ndaluar një postblloku me...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, nipi ka gjetur në banesë pa shenja jete gjyshërit e tij. Dyshohet se 8...

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja nuk i kurseu kritikat për mbledhjen e 8-të të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë. Në emisionin "O...

Policia e Tiranë njoftoi një ngjarje të rëndë para pak çastesh. Në vendin e quajtur "Nënstacioni i Selitës" është sinjalizuar nga një person me iniciale S.M....

Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur për mediat vendase çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria për të përballuar munge...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›