E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimi per leje qendrimi zbuloi vendndodhjen e ish-ministrit peruan

Aplikimi për lejeqëndrimi të përhershme në Shqipëri ka zbuluar vendodhjen e ish ministrit të jashtëm peruan Augusto Blacker Miller, i cili ka shërbyer në kabinetin e Alberto Fujimori në vitet 1990- 2000.

Inspektorët e migracionit në drejtorinë e Tiranës, gjatë procedurës së verifikimit kanë kontaktuar me autoritet peruane, të cilat u kanë komunikuar një urdhër kërkimi për Millerin.

Sipas burimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në mungesë të marrëveshjeve të ripranimit mes dy vendeve pas konsultimeve me INTERPOL, rezultoi se për këtë shtetas INTERPOL nuk ka urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Të njëjtat burime thanë se për akuzat dhe proceset politike vetë INTERPOL tregohet mjaft i rezervuar në nxjerrjen e urdhërave të kërkimit ndërkombëtar, dhe në këto kushte deri në një konfirmim të kësaj strukture shtetasi peruan vazhdon të jetë i lirë dhe të vijojë me procedurat e nisura të lejeqëndrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›