E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, brenda 24 orëve digjet një makinë dhe një motor

Të tjera rreth shkrimit Më 7 janar u dogj një makinë në Tiranë ELBASAN - Brenda 24 orëve të fundit dy mjete kanë marrë flakë në qytetin e Elbasanit. Fillimisht policia njoftoi se natën e mbrëmshme është djegur automjeti tip Opel me targa AA 881 EM dhe i përket shtetasit me inicialet I.Xh, banor i lagjes “Sporti i vjetër”.

Djegja nuk ka qenë e qëllimshme dhe dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar djegien e mjetit, i cili punonte me benzinë dhe impiant gazi.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm policia njoftoi se nga flakët u përfshi edhe një motor me targa BR 703 TJ në lagjen “Alisoni” dhe i përkiste shtetasit me inicialet V.B. Policia tha se motori është djegur në oborrin e shtëpisë së pronarit.

Ende nuk dihen shkaqet e rrethanave, por policia vijon hetimet për të dy mjetet.

Redaksia Online
(ad.ti/Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›