Apolloni zbulohet nje shetitore madheshtore
TIRANE-Pas disa statujave te cilesuara nder gjetjet me te rendesishme arkeologjike te 50 viteve te fundit ne qytetin antik te Apolonise ka dale ne drite shetitorja me e madhe e zbuluar deri tani ne Shqiperi. Ajo eshte rreth 150 metra e gjate shtrihet ne pjesen verilindore dhe besohet se i perket periudhes helenistike. Se bashku me muret fundore jane gjetur fragmente te zbukurimit te nje tempulli si dhe mbetje qeramike. Nisur nga permasat e shetitores arkeologet mendojne se kjo zone ka qene ne fillim qendra kryesore e qytetit antik. Me kete zbulim te madh i hapet drite studimeve te metejshme per kete pjese te agorase. Kjo shetitore eshte me e madhja e zbuluar jo vetem ne kete qytet antik por ne gjithe Shqiperine. Natyrisht qe agoraja i perket periudhes helenistike por ka edhe shtresezime te periudhave te tjera. Drejtuesit e parkut Apolonia pohojne se pas perfundimit te germimeve nje pjese e shetitores se zbuluar do te vihet ne dispozicion te turisteve po keshtu edhe pjese te viles romake e mozaikeve qe ndodhen aty. Ekspedita e fundit shqiptaro franceze ne Apoloni ka nxjerre ne drite dy buste nga rrenojat e vilave romake si dhe nje kembe prej bronzi qe mendohet se i perket nje shtatoreje rreth 2 metra te larte.
d.b/GSH/BalkanWeb
d.b/GSH/BalkanWeb