E Diel, 1 Nëntor 2026

Apolonia - Kastrioti, pragndeshjaApolonia ka sulmin më të mirë në Superligë, 14 gola.

Rrjetet sociale:

Apolonia dhe Kastrioti do të përballen midis tyre në javën e 10-të Kategorisë Superiore. Apolonia, vendi i 3-të (17 pikë), është shfaqur gjatë nëntë javëve të parë si një pretendente e denjë për zonën e kompeticioneve evropiane. Kastrioti (vendi i 6-të, 12 pikë) ende nën drejtimin e trajnerit të dytë, Shaban Dollaku, vjen në “Roza Haxhiu” me moral të lartë pas fitores së bujshme me Besën e Kavajës, skuadër më të cilën Apolonia barazoi pa gola në Kavajë (java e 8-të). Detaji: Apolonia ka sulmin më të mirë në Superligë, 14 gola.

APOLONIA
Ndeshjet brenda: 5 ndeshje; 4 fitore, 1 barazim, 0 humbje

KASTRIOTI
Ndeshjet jashtë: 4 ndeshje; 0 fitore, 2 barazim, 2 humbje.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 10

07.11.2009
13:30 Apolonia-Kastrioti
14:00 Gramozi-Teuta
14:00 Tirana-Shkumbini

08.11.2009
13:00 Flamurtari-Laçi
14:00 Skënderbeu-Vllaznia

09.11.2009
13:30 Besa-Dinamo

RENDITJA, JAVA 9
 
1   Dinamo 9 23
2   Besa 9 18
3   Apolonia 9 17
4   Teuta 9 15
5   Tirana 9 14
6   Kastrioti 9 12
7   Shkumbini 9 11
8   Skënderbeu 9 10
9   Laçi 9 8
10   Flamurtari 9 8
11   Vllaznia 9 7
12   Gramozi 9 7


Numri i klikimeve - 4398
  E Premte, 06 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›