Apolonia pezullon 4 futbollistë pas trukimit të ndeshjes me Shkumbinin
Apolonia e Fierit ka pezulluar katër futbollistë të saj, pas zbulimit nga media të skandalit të trukimit të ndeshjes me Shkumbinin. Masa është marrë ndaj futbollistëve Albert Kaci, Elton Grami, Erion Hoti dhe Maringlen Shoshi, të cilët dyshohen se kanë trukuar ndeshjen me Shkumbin në Superligë, me qëllim përfitimin monetar. Burime të tjera shtojnë se drejtuesit e Apolonisë, i janë drejtuar edhe organit të Prokurorisë.